Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Muhamed bin Abdurrahman Al Thani do të udhëtojë të shtunën për në Moskë.
Sipas lajmit që Agjencia e Lajmeve “Ria Novosti” e bazon në një burim nga Ministria e Jashtme, Al Thani të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Moskë, ku do të takohet me homologun e tij rus Sergey Lavrov.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Presidenti Vladimir Putin nuk ka planifikuar të presë në takim ministrin Al Thani.
I ndodhur nën një bllokadë diplomatike, Katari ka mohuar të gjitha akuzat e drejtuara, duke thënë se është viktimë e një fushate shpifjesh që synojnë të dëmtojnë shtetin.
Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, më herët ka deklaruar se kriza mes Katarit dhe shteteve arabe duhet zgjidhur përmes dialogut dhe negociatave.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov ka theksuar se “Rusia nuk ndërhynë në punët e brendshme të shteteve të tjera” dhe përkrah zgjidhjen e problemit në një mjedis paqësor./TRT