Kryebashkiaku i Zagrebit nderon me medalje kreun e BFI-së

Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Badiç, ka vizituar BFI-në dhe ka nderuar me Medaljen e qytetit të Zagrebit, kreun e saj Sulejman Rexhepi, mirënjohje kjo më e larta e Komunës së Zagrebit që i jepet personaliteteve me vlera të veçanta.

Rexhepi ka shprehur mirënjohje edhe për politikat shtetërore të shtetit kroat për sa i përket të drejtave fetare si dhe përkujdesit institucional për kultivimin e tolerancës ndërfetare.

Bandiç, thotë  se ndjehet më i përmbushur me informacionet që tashmë i ka për fenë islame si dhe për komunitetin mysliman të Maqedonisë.

“Organizimi institucional i jetës fetare nga ana e BFI-së është për t’u admiruar dhe për t’u parë si model i zhvillimit në frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Zatën, ky është roli i komuniteteve fetare në një shoqëri multinacionale e multikonfesionale” – tha kryetari i Zagrebit, Milan Bandiç.

Kreu i BFI-së i dhuroi mysafirit nga Zagrebi emblemën e BFI-së, “Kuranin e Artë” . (TVM2)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne