Kryebashkiaku Rakip Suli thirret të mërkurën në SPAK

Të mërkurën Kryebashkiaku socialist i Kamzës Rakip Suli pritet të paraqitet në prokurorinë e Posacme për të dhënë shpjegime ne lidhje me një hetim të celur mbi dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Sulit dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, sic janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të kësaj cështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrytarët ka thirrur dhe z.Suli të japë shpjegime. Mësohet se Suli do të paraqitet në SPAK në orën 11.

Kujtojmë se Rakip Suli u padit nga anëtarët e këshillit bashkiak, pjesë e opozitës, për disa vendime që kishte marrë në lidhje dhe me disa çështje të administrimit të Bashkisë./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne