Kryediplomati gjerman anulon vizitën në Arabinë Saudite

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka njoftuar se ka anuluar planin e tij të mundshëm për të vizituar Arabinë Saudite.

Heiko Maas, në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me ministrin e Jashtëm të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui, në lidhje me vizitën e tij në Arabinë Saudite, tha se është në pritje të deklaratës nga zyrtarët për rastin e gazetarit Jamal Khashoggi.

Duke theksuar se pretendimet për rastin Khashoggi janë “shumë shqetësuese” dhe se ky rast duhet të hetohet plotësisht menjëherë, ministri Maas ka rikujtuar se Gjermania për këtë çështje ka pritshmërinë për një hetim të plotë nga Arabia Saudite dhe ndëshkimin e fajtorëve.

Në lidhje me vizitën e tij në Arabinë Saudite e cila është në fazën e planifikimit, Maas tha se kjo do të qartësohet pas deklaratave që do të bëjnë sauditët.

“Arabia Saudite ka njoftuar se do të bëjë një deklaratë për këtë çështje. Edhe ne do të presim këtë deklaratë. Pas kësaj do të vendosim nëse është apo jo e logjikshme planifikimi për vizitë”, tha ministri Maas.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne