Kryemadhi e zhgënjyer nga klasa politike, por harron që është vetë pjesë e saj së bashku me Metën

Shumë vonë reagimi i Monika Kryemadhit,pasi ajo së bashku me Metën e ka mbështetur këtë klasë hajdutësh politik.
Monika Kryemadhi, zv.kryetare e LSI-së ndihet e zhgënjyer nga klasa politike shqiptare që së fundi është e futur në një ngërç mes dy kundërshtarëve politikë, kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha. Sipas saj, çdo ditë që kalon në konflikt, përkthehet në më pak mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë.

“Unë ndihem e zhgënjyer për klasën politike, kjo vjen si rezultat i papjekurisë politike ose si rezultat i papërgjegjshmërisë politike. Çdo ditë që ne kemi konflikt, shqiptarëve ju zvogëlohen vendet për punësim dhe çdo ditë e më shumë rriten problemet. E morën me shaka kur unë thashë se çdo ditë që Basha e Rama përplasen, ikin nga vendi 100 ditë pune. Në një informacion vetëm brenda 3 muajve të fundit, në Tiranë gjatë këtyre 3 muajve kanë bërë kërkesë 1 mijë biznese për tu larguar”, u shpreh zonja Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Komiteti” me Berat Buzhalën.

Por Kryemadhi harron se ajo vetë është pjesë e kësaj klase politike së bashku me bashkëshortin e saj, presidentin e sapozgjedhur Ilir Meta, i cili është ndër personat më ndikues kur vjen puna për politikën dhe formimin e qeverisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne