Kryemadhi: Rama u dha mesazh bandave hiqeni qafe Emiliano Nuhun

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku ka folur ndër të tjera edhe për çështjen ‘Xhisiela’. Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama dha një mesazh të koduar për bandat për të eliminuar oficerin Emiljano Nuhu, i cili denoncoi rastin.

“Ajo që e agravoi situatën dhe e acaroi Edi Ramën më shumë ndaj Emiliano Nuhut dhe jo vetëm. Por ndaj gjithë policivë, i cili ka parë dhe ka dëgjuar dhe që ndjehet i kërcënuar, por që shprehet; Rama i kërcënon hapur se po folet: do tiu heq qafe. Gjuha e Edi Ramës ishte gjuhë e koduar për bandat, hiqeni qafe”, – tha Kryemadhi.

Midis të tjerave Kryemadhi, u ndal sot edhe te padia e opozitës ndaj kryeministrit Rama, si dhe te qëndrimi i organit të akuzës për këtë çështje.

“Kjo është një detyrë e opozitës. Por Prokuroria e Përgjithshme sot është një degëzim i Kryeministrisë. Nëse prokuroria do hap hetim për Edi Ramën do ta besoj reformën në drejtësi. Nëse prokuroria nuk do ta hetoje Edi Ramën, kjo Reforme ka dështuar”, u shpreh Kryemadhi.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne