Rajoni

Thaçi: Nuk lejoj ndarje, asociacion apo shkëmbime të territoreve

Presidenti Hashim Thaçi që insiston se ideja e korrigjimit të tij nuk nënkupton shkëmbim territoresh, ai thotë gjithashtu se nuk do të flas për shkëmbim, ndarje apo asociacion me kompetenca ekzekutive.

Ai tha se perspektiva evropiane e Serbisë, do ta detyronte këtë shtet, që ta pranonte idenë e tij për korrigjim.

Presidenti, madje tha se nuk e ka problem as korrigjimin e flamurit shtetëror në rast të bashkimit të Luginës me Kosovë.

“Bash nuk s’mërzitna hiq nëse bashkëngjitet Presheva, Medvegja e Bujanoci, e përshtatim flamurin edhe kaq”, tha Thaci.

I pari i shtetit tha se ideja e tij për bashkimin e luginës së Preshevës ka mbështetjen e shumicës së popullit.

“Ideja për përfshirjen e luginës së Preshevës është në përputhje me vullnetin e 98 % të shqiptarëve në ato troje”, deklaroi Thaçi.

Ai, gjithashtu pranoi se ëndrra e të gjithëve, është bashkimi kombëtar.

“A nuk është interes strategjik edhe bashkimi me Shqipërinë? Shqiptarët do të jenë bashkë në familjen euroatlantike, në NATO e BE. Por, natyrisht që të gjithë e dinë ëndrrën e shqiptarëve”, tha Presidenti.

Burimi: Telegrafi

OPINIONE