Pakistani dëshiron intensifikimin e marrëdhënieve me Turqinë në industrinë e mbrotjes

Pakistani dëshiron të intensifikojë bashkëpunimin me Turqinë në industrinë e mbrojtjes.

Ministrja e Prodhimit të Industrisë së Mbrojtjes së Pakistanit, Zubejde Xhalal priti në takim ambasadorin e Turqisë në Islamabad, Ihsan Mustafa Yurdakul.

Gjatë takimit të zhvilluar në godinën e ministrisë në qytetin Ravalpindi, ministrja Xhalal tha se Pakistani dëshiron ta zgjerojë dhe forcojë bashkëpunimin me Turqinë në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Kohëve të fundit Turqia bëri marrëveshje të rëndësishme me Pakistanin në fushën e mbrojtjes.

Sipas marrëveshjeve të arritura në korrik, Turqia do t’i shesë Pakistanit 4 korveta MILGEM dhe 30 helikopterë ATAK.

Dy luftanije MILGEM i janë dorëzuar Pakistanit dhe ndodhen në Karaçi, ndërsa 2 të tjerat do të ndërtohen në Turqi. Anijet do ti dorëzohen Pakistanit në afate kohore 54 dhe 72 muaj.

Ndërkaq, 30 helikopterë të shitur Pakistanit paraqesin eksportin më të madh të industrisë së mbrojtjes së Turqisë të bërë njëherësh. Bëhet e ditur se helikopterët do ti dorëzohen Pakistanit brenda 5 viteve.

Kurse Turqia blen nga Pakistani avionë stërvitorë ushtarakë që përdoren për trajnimin e pilotëve.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne