“Turqia nuk do të lejojë një korridor terrorist në kufijtë e saj”

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha të enjten se Turqia nuk do të lejojë formimin e një korridori terrorist në kufijtë e saj.

Akar, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, u tha gazetarëve se gjatë takimeve me aleatët ka theksuar se Turqia këmbëngul në qëndrimin se i duhet dhënë fund pranisë së terroristëve të PYD/YPG/PKK-së në qytetin sirian Munbixh.

Gjatë deklaratës së tij, Akar dënoi ashpër sulmin e sotëm terrorist të PKK-së në Batman, ku mbetën të vrarë shtatë ushtarë turq, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

“Ne do të luftojmë terrorizmin deri në neutralizim të terroristit të fundit. Të gjithë terroristët do të duhet të paguajnë çmimin për gjakderdhjes që kanë shkaktuar”, tha Akar, për të shtuar se forcat turke janë të vendosura për të luftuar terrorizmin brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

PKK është organizatë separatiste, të cilën Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e cilësojnë si terroriste. Gjatë fushate tre-dekadëshe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 persona.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne