Kryeministri e ka kopsitur/ Aktivisti i Nismës Thurje tallet me Arta Markun

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, aktivist i Nismës Thurje, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me seancën dëgjimore që Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, dha sot para KLP-së.
Soko ndërsa ironizon Markun, shkruan se ajo di gjithsej 100 fjalë, mesatarisht 3 për çdo gërmë të alfabetit.

Në vijim Soko shkruan se ka një botë një dimensionale të konceptuari, që dmth kur ti i thua “Duhet të kini parasysh kushtetutën..” ajo merr kushtetutën dhe e vendos para syve, literalisht.

“Me pak fjalë Kryeministri e ka kopsit me përzgjedhjen! Chapeau!

Sepse është fiks ashtu siç duhet të jetë prokurori i përgjithshëm, kur ti ke në plan t’i nxjerrësh ujin e zi vendit, t’i marrësh shpirtin popullit, t’i luash fenë drogës dhe t’i nxjerrësh kallajin buxhetit të shtetit”, shkruan Soko./Boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne