Bota

Martirizohet edhe një komandant i lëvizjes Xhihadit Islamik të Palestinës

Brigadat “Kods” dega ushtarake e lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, kanë njoftuar martirizimin e një komandanti tjetër operativ të kësaj lëvizje.

Brigadat Kods sot (të mërkurën) kanë deklaruar se Khalid Moaved Faraxh, i cili ishte komandant i forcave të Xhihadit Islamik në qendër të Rripit të Gazës, është martirizuar gjatë sulmit ajror të ushtrisë së regjimit sionist.

Të martën gjithashtu në sulmin e avionëve luftarakë të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, janë martirizuar 11 palestinezë në mesin e tyre edhe Baha ‘e Abul-Ata, një prej komandantëve të forcave të Xhihadit Islamik dhe janë plagosur 25 persona të tjerë.

Burimet palestineze kanë njoftuar për shtimin dhe intensifikimin e sulmeve ajrore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe kanë thënë se avionët luftarak të regjimit sionist  kanë bombarduar edhe një vendbanim civilë në fshatin Al-Nasr në verilindje të Rafah.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar edhe një prej pozicioneve të grupeve të rezistencës në perëndim të qytetit Khan Junes dhe rajonin Al-Karara në jug të Rripit të Gazës./PT

OPINIONE