Kryeministri Edvin i rras “edin” Presidentit Erdogan

GJERGJI THANASI

Presidenti Erdogan sikur të ishte Santa Klausi ka hapur thesin e dhuratave elektorale për kryeministrin Edvin. Dhuratat varjojnë nga spitali në Fier te pritetjet me superprotokoll në Ankara të Edvinit dhe shpurës së tij. Dhuratat nga shtëpitë e reja në Lac te pajisjet turke për ushtrinë dhe policinë shqiptare (sidomos për trupat kundra turbullirave-riot gear) janë për Edvinin si gota me ujë të ftohtë për një gjyhnaqar në mes të Saharasë.

Edvini e di, që në këtë botë nuk ka “dreka falas”, prandaj po përpiqet të paguajë një cmim të rremë për dhuratat e presidentit turk. Fjala vjen bën sikur u bie kokës gjylenxhinjve në fushën e arsimit, për tu justifikuar më pas, se gjykatat e pavarura shqiptare ua hoqën lakun nga fyti gjylenxhinjve.

Kjo vizitë do ishte kuptimplotë, nëse do bëhej në Vlorë ose edhe më mirë në Sarandë, por sa për në Durrës është thjesht e tipit: Merre me lëng, se mishi u mbarua!

Për ta sfumuar plotësisht këtë vizitë, Edvini e rregulloi punën, që për koincidencë, ndërsa Nëndetsja Cannakkale vizitonte Durrësin, luftanija ndihmëse franceze Loire vizitonte Vlorën (SIC!). Nënteksti është i qartë: “Mavi Vatan” turk nuk arrin deri te ujërat e Vlorës, ku luftanija franceze njëlloj si simotrat e saja afër brigjeve të Ishullit të Qipros do mbrojë pretendimet greke për tu “fryrë” me ujërat e detet e fqinjëve sic u fry bretkosa e përrallës së Ezopit. Aty në Vlorë, ku diskutohet vjedhja e detit shqiptar nga grekët, në vend të nëndetses turke, me bekimin e Nastradinit të Surrelit na mbiu luftanija franceze.

Ashkollsun o Nastradin Surreli!!!!!!

Besoj se kaq shkrim mjafton për të justifikuar titullin e këtij shkrimi!!!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne