Skandal abuziv në KMSH. Dalin në shitje në mënyrë të fshehtë, pronat vakëf shumë të vlefshme në bulevard

Skandalet abuzive të drejtuesve gylenist të KMSH-së nuk kanë të sosur. Sipas disa burimeve të ardhura në redaksinë e Mexhlis, raportohet se Jetnor Zaimi, vëllai i njërit prej anëtarëve të kupolës gyleniste të KMSH-së, drejtorit të medresesë së Tiranës, Ali Zaimi, ka dalë me hipotekat e pronave vakëf “në dorë”, duke kërkuar biznesmenë ose ndërtues për t’i shitur këto prona. Rasti në fjalë, janë dy prona të KMSH-së në Tiranë, në buzë të bulevardit të ri. Njëra tokë truall prej 1076 metra katrorë me numër pasurie 2/92, Zona Kadastrale 8330, Volumi 8, faqe 183 dhe tjetra prej 1000 metra katrorë, me numër pasurie 8/459, Zona Kadastrale 8340, Volumi 20, faqja 63. Më poshtë janë çertifikatat e pronësisë bashkë me kartelat e pronësisë.

Fotot e hipotekave dhe hartave të pronave.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Foto e pronave, të rrethuar me të kuqe, me përafërsi, të fotografuar nga google maps.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Foto e hartës kadastrale. Të rrethuar pronat.Certifikata-1

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Certifikata-2

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Me çertifikatat e tyre “në dorë” thua se i ka prona të babës, ky sekser, ndër të tjerë i drejtohet për t’i shitur këto prona, pronarit të kompanisë ndërtuese Kontakt shpk, i cili ndërton një kompleks pallatesh jo larg prej aty. Pronari i kësaj kompanie, zoti Bekteshi ishte habitur nga ky veprim dhe refuzoj të interesohej për to. Megjithëse pronat vakëf, në Islam, në parim janë rreptësisht të ndaluara të shiten dhe duhet të zhvillohen si të tilla, organizata e paskrupullt mafioze Gylen, nuk pyet për këtë gjë. Ajo që është e rëndësishme për ta është të fitojnë para, pa vendosur asnjë lloj skrupulli për t’i fituar ato, a janë hallall apo haram. Në atë zonë është shumë e rëndësishme ndërtimi i një xhamie, sepse nuk ka asnjë të tillë aty pranë. Për më tepër duke ditur se aty vazhdon edhe bulevardi kryesor i kryeqytetit, ndërtimi i një xhamie në atë vend do të ishte tepër i rëndësishëm edhe për ruajtjen e identitetit të qytetit, pasi së shpejti ajo zonë do transformohet në qendrën e dytë të Tiranës. Megjithëse, këto prona mund të shfrytëzohen me ndërtim me koncesion ose në raste të nevojës të paevitueshme mund të jepen me përqindje dhe të përfitohet rreth 40 % e ndërtimit (pallatit), gylenistët nuk kanë qenë të prir të veprojnë kështu. Megjithë këto arsye madhore, gylenistët, në KMSH, nuk kanë zgjedhur aspak mënyrën më të volitshme për ti administruar ato, por kanë nxituar ti shesin këto prona si edhe prona të tjera që u takojnë të gjithë muslimanëve. Ky nuk është rasti i parë për shitjen apo tentativën e shitjes së pronave vakëf, nga gylenistët e KMSH-së. Mexhlisi është duke hetuar gjithashtu, disa raste të tjera për shitjet e pronave vakëf të cilat do të bëhen të ditura në vijim. Ky rast është shumë i ngjashëm me rastin e pronës, ku tani është ndërtuar Hotel Piazza. Kjo pronë u shit në momentin që po fillonte të ndërtohej pallati. Nëse do administrohej siç duhej, do të duhet të ishte marrë rreth gjysma e pallatit 25+5 katësh. Mungesa e transparencës. Të gjitha këto veprime kryhen në mungesë të plotë të transparencës dhe pasi kryhen, nuk bëhen publike askund. Xhemati i besimtarëve nuk ka aspak dijeni për pronat vakëf që posedon KMSH, për shtimin apo pakësimin e tyre dhe çdo veprim që gylenistët kryejnë me këto prona, nuk i deklarojnë askund. Kolapsi ekonomik gylenist apo largimi nga KMSH?! Nuk dihet arsye që gylenistët po veprojnë në mënyrë të tillë. Kolapsi i tyre ekonomik është i gjithënjohur, mirëpo këto veprime ekstreme të papërgjegjshme, i ngjasojnë një qeverie në 3 mujorin e fundit, që kryen me nxitim çdo veprim të mundshëm, të ligjshëm apo të paligjshëm, përpara se të largohet. / mexhlisi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne