NË SHENJË KUJTIMI NDAJ FIGURËS DHE VEPRËS TË PROFESORIT DHE MIKUT TË NDERUARË SHUKRI RAHIMI

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

Para ca ditëve (e Martë, 09 Mars 2021), në moshën 96 vjeçere, ndroi jetën prof. d-r Shukri Rahimi, nga Shkupi, Republika e Maqedonisë Veriore. Ai ka lindur më 08 Nëntor 1925, në fshatin Nasalcë, Komuna e Bujanovcit, Republika e Serbisë. Arsimin fillor e ka kryer në vendlindje (1932-1936), të mesmin në qytetin e Nishit. Në periudhën mes viteve 1944-1945, Sh.Rahimi, si luftar i njësive të ndryshme partizane, ka marë pjesë në Luftën nacional çlirimtare (LNÇ) të Jugosllavisë. Pas luftës, në vitin 1947, ka qenë i emëruar si mësues në fshatin Tërnovc, Komuna e Bujanovcit. Në vitin 1951, regjistruarohet në Akademinë e latë pedagogjike – Grupi për histori dhe gjografi, dhe pas diplomimit emërohet si inspektor shkollor, me seli në qytetin e Bujanovcës.

Me qëllim të vazhdimit të studimeve të mëtejshme, në vitin 1957, bashkë me antarët e familjes, z.Sh.Rahimi vendoset në Shkup, ku regjistrohet në Fakultetin fillozofik – Grupi për histori. Pas diplominit (në vitin 1960), dy vjet me radhë punon në Bibliotekën e Katedrës për histori pranë Fakulltetit filozofik, në Shkup, kur (në vitin 1962) e publikon veprën e parë të tij shkencore. Mes viteve 1962-1965 punon si profesor i historisë në Shkollën normale të Shkupit “Zef Lush Marku”, kurse mes viteve 1965-1975, ai angazhohet si profesor i histporisë, pranë Akademisë të lartë pedagogjike, në Shkup.

Në vitin 1974, ka doktoruarë në Univerzitetin “Kirili dhe Metodiu”, në Shkup, duke e mbrojtur me sukses disertacionin me tituëll: “Lufta e shqiptarëve për avtonomi (1894-1912)”. Nga viti 1975 e gjer në pensionimin e tij, angazhohet në Katedrën e Historisë të Fakultetit filozofik pranë Univerzitetit të Prishtinës. Gjatë kësaj periudhe ai, po ashtu, ka realizuarë një aktivitet të dendur për përgatitjen akademike të disa gjeneratave të historianëve të rrij, nga treva të ndryshme të Kosovës – Serbisë dhe Maqedonisë.

Prof.d-r Sh.Rahimi, po ashtu, ka marë pjesë në shumë konferenca, simpoziume dhe aktivitete të tjera, nga lëmi i shkemcës së historisë, që janë organizuarë në Prishtinë, Beograd, Shkup, Tiranë, e gjetkë. Një pjesë të madhe të jetës së tij ja kushtoj studimeve/ kërkimeve shkencore, të cilat i realizoj në arkivat e ndryshme të disa shteteve Balkanike dhe Europjane. Preokupimi i tij kryesor shkencor ka qenë jeta dhe pozita e shqiptarëve në periudhën e Perandorisë osmane, posaçërisht në Vilaetin e Kosovës dhe në Maqedoni.

Ai është autor i më se 70 njësive bibliografike (pesë monografi, disa libra shkollore nga lënda e historisë, për shkollat të ciklit fillor dhe të mesëm, një numër të madh artikujsh të ndryshëm, e tjerë). Sipas të dhënave të publikuara në Veb portalin „kaynakça.info“, të Univerzitetit „Haxhetepe“ („Hacettepe“), nga Ankaraja, Republika e Turqisë, prof.d-r Sh.Rahimi, mes tjerash, ka qenë autor i këtyre njësive bibliografike:

– Vilajeti i Kosovës 1878-1912, 1969;

– Lufta e shqiptarëve për autonomi, 1897-1912, 1980;

– Rilindja dhe emancipimi kombëtar, Shkup, 1971

– Gjurmime historike të Rilindjes kombëtare, Prishtinë, 1986;

– Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë 1909-1912;

– Lidhja e Prizrenit dhe çështja e autonomisë 1878-1881, „Studime historike“;

– Disa të dhëna mbi veprimtarinë e Klubit të Manastirit gjatë viteve 1908-1910, „Gjurmime allbanologjike“;

– Format e rezistencës të popullit shqiptar kundër sundimit turk gjatë vieteve 1900-1903 dhe karakteri i tyre, „Përparimi“;

– Lëvizjet çlirimtare të shqiptarëve gjatë viteve 1905-1908, „Përparimi“;

– Dibra në luftën kombëtare prej kohës së Tanzimatit 1839-1912, „Jehona“;

– Kosova gjatë shekullit XV-XVII, Prishtinë, 1982;

– Marëdhaniet e shqiptarëve me Turqit e rrinj dhe pjesëmarja e tyne në Revolucionin xhonturk, „Jehona“;

– Marëdhaniet feudale në Turqinë europiane dhe situata në Kazanë e Gjilanit mbas Revolucionit xhonturk, „Jehona“;

– Kushtet politike te shqiptarët e Vilaetit të Kosovës 1885-1900, „Jehona“;

– Çështja e autonomisë shqiptare në kuadrin e Krizës lindore 1875-1878, „Jehona“;

– Qëndrimi i pushtetit ndaj çështjes të alfabetit, „Gjurmime albanologjike“;

– Lidhja e Pejës dhe aktiviteti i saj gjatë vitit 1899, „Jehona“;

– Marëveshjet e Qeverisë serbe me Esat Pashë Toptanin gjatë viteve 1914-15, „Gjurmime albanologjike“;

– Konflikti në mes të shqiptarëve dhe autoriteteve turke në Vilaetin e Kosovës në vitin 1900, „Jehona“;

– Kombinimet politike rreth Kosovës gjatë viteve 1902-1908 dhe qëndrimi i shqiptarëve;

– Shkaqet e konflikteve në mes shqiptarëve dhe Turqve të rrinj, „Jehona“;

– Një elaborat i konsullit serb në Korçë mbi aktivitetin kultural të patriotëve shqiptarë brenda dhe jashtë atëdheut;

– Rëndësija historike e Kryengritjes të Dervish Carës 1843-1844; dhe,

– Komisioni ndërkombëtar dhe çështja shqiptare gjatë vitit 1880.

Katër titujt e parë kanë qenë të publikuara si monografi/ libra, kurse 20 titujt e tjerë, janë artikuj të cilët, në periudha të ndryshme, kanë qenë të publikuara në revista të ndryshme, që në të kaluarën publikoheshin në RS të Maqedonisë dhe në KA të Kosovës. Punimet e tij kryesisht i shkruante në shqip, kurse një pjesë më të vogël edhe në maqedonisht dhe serbisht.

Pas pensionimit, në se nuk gaboj, rreth dy vjet (1992-1994), ishte deputet i legjislaturës së parë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (1990-1994), naga Partija për prosperitet demokratik (PPD).

Prof. d-r Sh.Rahimi ishte patriot i madh i cili patriotizmin e tij kryesisht e shprehte si intelektual i mirëfilltë, nëpërmjet punimeve të shumta shkencote. Për punën të palodhshshme dhe meritatat e tij në lëmin e istoriografisë shqiptare, në vitin 2003, u dekorua me Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit “Hero i Kosovës”. Vepra e tij është vlerësuarë nga personalitete dhe institucione të ndryshme, përfshirë edhe nga Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë (ITSHKSH), me seli në Shkup, duke e cilësuar lartë figurën e tij, „si një prej historianëve më emblematikë që la pas vetes një qasje mjaft të përkushtuar ndaj historiografisë kombëtare“.

Tashti më i ndjeri z.Sh.Rahimi, ishte person shumë i dashur i familjes të tij, mahallës ku ai jetonte, i shoqërisë shqiptare dhe i intelektualëve të ndryshëm, e posaçërisht i kolegëve të tij nga lëmi i historisë, të përkatsive të ndryshme nacionale/ etnike (turke, maqedonase, serbe, vllehe, rome/ egjiptase, e tj.). Me buzëqeshjen e tij karakteristike, kudo që shkonte dhe paraqiteshte, ai përhapte mirësi dhe dashuri të pashoqe. Ai ishte shumë i sjellshëm dhe i kujdesshëm – fliste dhe debatonte pa e ofenduar askënd. Unë kisha nderin dhe privilegjin të njihem nga afër me të – në takimet tona familjare dhe miqësore, zakonisht e ndigjonja me interes dhe respekt të madh, gjatë evokimit të kujtimeve të tij nga aktivitete të ndryshme shkencore, posaçërisht në RPS të Shqipërisë. Në vizitat e mija, bashk me zonjën dhe vajzën, që zakonisht i realizonja pas këthimit tim nga Shqipërija, Turqija dhe Danimarka, ku në të kaluarën isha i ngarkuarë në poste të ndryshme në përfaqsitë diplomatike të Republikës të Maqedonisë, zakonisht diskutonim rreth ngjarjeve aktuale në ato shtete, duke bërë krahasime me rjedhat politike në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë në regjionin e Gadishullit Ballkanik.

Siç e thashë edhe më parë, z.Shukriu ishte baba, vjer dhe gjysh i mrekullueshëm. Atë pa masë e donin dhe nderonin djali i tij Ilir, nusja Sabrije, tre vajzat dhe bashkëshortët e tyre, dy nipat (Shpendi dhe Edoni), dy nuset dhe nipat e tjerë dhe mbesat. Jam më se i bindur se antarët e familjes, farefisnija dhe miqtë e tij, të ndjerin z.Shukri do ta mbajnë mend dhe kujtojnë atë përjetë, si person  shumë të dashur dhe të respektuarë. I qoftë toka e lehtë. Inshallah Alluhu i plotfuqishëm e shpërblen atë me Xhennet. Amin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne