Kryeministri irakian: Izraeli kërcënoi Irakun me justifikime të rreme

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia Al-Sudani deklaroi se Izraeli e ka kërcënuar Irakun me justifikime të rreme dhe të pavlefshme. Në një fjalim gjatë një aktiviteti në Bagdad, Al-Sudani tha se në rajon ka tensione të larta. “Formësimi sionist (Izraeli) kërcënoi me justifikime të rreme dhe të pavlefshme. Por, duhet të theksojmë se nuk do të lejojmë që Iraku të përdoret si pikë sulmi”, theksoi ai.

Duke bërë thirrje që Izraeli të mos e zgjerojë zonën e luftës, Al-Sudani tha se ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme që të ndjekë çështjen e kërcënimit të Izraelit ndaj Irakut në takime ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein në një deklaratë të bërë dy ditë më parë gjatë një aktivitete në qytetin Duhok, tha se kanë marrë letër kërcënuese indirekte nga Izraeli dhe se kjo nuk do të thotë se do të kthehet në luftë.

Pretendohet se Izraeli kërcënoi me sulme ndaj pozicioneve të grupeve milice shiite me mbështetje iraniane në Irak. Grupet milice shiite irakiane herë pas here njoftojnë se kanë kryer sulme ndaj objektivave izraelite./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress