Kryeministri libian kundërshton normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist

Pas protestave të shumta të popullit libian që dënojnë takimin e ministrit të Jashtëm të këtij vendi me homologun e tij sionist, kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdulhamid Al-Dabibah, të enjten edhe një herë theksoi mbështetjen e vendit për palestinezët, kauzën dhe betejat e popullit të këtij vendi kundër regjimit sionist.

Duke u shprehur se ne jemi përgjegjës për identitetin dhe parimet e kombit libian, kryeministri libian sqaroi: Përgjegjësia e plotë e kabinetit është me mua; Pavarësisht gabimeve që janë bërë, ne deklarojmë mbështetjen tonë të plotë për kombin palestinez dhe kauzën e drejtë të këtij vendi. Ne jemi plotësisht kundër çdo normalizimi të marrëdhënieve me regjimin sionist.   Të dielën, më 27 gusht, mediat izraelite raportuan takimin e fshehtë mes ministrit të Jashtëm sionist Eli Cohen dhe ministres së Jashtme libiane Najla Al-Monghosh në Romë të Italisë, i cili u mbajt në hapin e parë me qëllim diskutimin e marrëdhënieve mes sionistëve dhe Libisë.

Pas zbulimit të këtij takimi nga mediat sioniste, në qytetet libiane u mbajtën shumë demonstrata në shenjë proteste kundër kësaj dhe demonstruesit dogjën flamurin izraelit dhe bllokuan rrugët e disa qyteteve libiane.  Pas këtyre protestave të gjera, Al-Dabibah të hënën lëshoi ​​një urdhër për të shkarkuar zyrtarisht “Najla Al- Monghosh “, Ministre e Punëve të Jashtme të Libisë dhe për t’i nisur një hetim në lidhje me këtë takim.  Sipas raportimeve të mediave, ministri i jashtëm i shkarkuar fillimisht u arratis në Turqi dhe prej andej në Londër. Theksimi i kryeministrit libian për mbështetjen e kauzës së Palestinës dhe kundërshtimin e tij rreth normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist tregon mbështetjen e gjerë të popullit libian për palestinezët nga njëra anë dhe armiqësinë e tyre të hapur me regjimin sionist.   Në këtë mënyrë, çdo hap i ndërmarrë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin do të përballet me kundërshtimin e fortë të tyre, siç dëshmohet nga protestat e popullit libian.

  Ideja se takimi i ministrit të Jashtëm libian me homologun e tij izraelit u zhvillua pa koordinim me autoritetet më të larta të Libisë është e pabesueshme.   Prandaj, reagimi i fortë i popullit libian në këtë drejtim është një paralajmërim për shtetarët e lartë të këtij vendi, përfshirë edhe Al-Dibiya, se çdo veprim për të komunikuar me regjimin sionist do të kundërshtohet prej tyre.  Përpjekjet e regjimit sionist në fushën e normalizimit të marrëdhënieve me Libinë janë bërë në përputhje me planin e madh të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, i njohur si Plani Abraham, për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe.   Edhe pse pas largimit të Trump, plani i Abrahamit praktikisht është zbehur, por Tel Avivi në mënyrë të njëanshme bën përpjekje masive për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me vendet arabe në Azinë Perëndimore, Afrikë dhe madje edhe Azinë Lindore. Megjithatë, për shkak të politikave dhe veprimeve antinjerëzore dhe krimeve të gjera të regjimit sionist kundër palestinezëve, si dhe vazhdimit të ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar, është krijuar një valë globale që kundërshton këto veprime të paligjshme.   Në të njëjtën kohë, në kontinentin afrikan është krijuar një valë e madhe kundërshtimi ndaj Izraelit.

 Shembulli i kësaj është dëbimi i delegacionit të regjimit sionist nga takimi i Bashkimit Afrikan në Addis Abeba, si dhe rezoluta e këtij bashkimi dhe kërkesa e tij drejtuar anëtarëve të vet për të ndërprerë marrëdhëniet me regjimin sionist. Në këtë rezolutë thuhet: Vendet anëtare nuk duhet të njohin statusin e paligjshëm të Izraelit, i cili është krijuar në Palestinën e pushtuar dhe territoret arabe, duke përfshirë edhe qytetin e Kodsit (të pushtuar). Gjithashtu, në këtë deklaratë, vendeve anëtare u kërkohet të ndalojnë të gjitha shkëmbimet kulturore, shkencore, tregtare dhe direkte dhe indirekte me Izraelin.  Kjo tregon se në Afrikë është nisur një lëvizje e madhe për të kundërshtuar regjimin sionist, i cili kërkon jo vetëm mosnjohjen e Izraelit, por edhe ndalimin e të gjitha përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne