Samiti Qipro-Greqi-Izrael, Netanyahu do të takohet me Mitsotakis, çështjet e gazit në fokus të bisedimeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një takim me presidentin e Republikës së Qipros Nikos Christodoulidis, por edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Zhvillimet në çështjen e Qipros, marrëdhëniet dypalëshe mes Qipros dhe Izraelit, çështjet e energjisë, zhvillimet rajonale, si dhe marrëdhëniet BE-Izrael, do të jenë ndër temat ku edhe do të  fokusohen bisedimet mes Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit izraelit.
Sipas një njoftimi të Presidencës, takimi mes dy liderëve është vazhdim i vizitës së presidentit Christodoulides në Izrael majin e kaluar.

Ndërsa të hënën, Nikosia do të presë samitin trepalësh Qipro-Greqi-Izrael, me pjesëmarrjen e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis .

“Po nisem për një takim me liderët e Qipros dhe Greqisë,” është shprehur ai, duke kujtuar se aleanca e Mesdheut Lindor u krijua në vitin 2016. “/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne