Kryeministri palestinez: Britania të kërkojë falje për deklaratën e Balfourit

 Kryeministri i Palestinës, Rami Hamdallah, kërkoi që Britania të kërkojë falje për deklaratën me të cilën premtohet një shtet hebre në Palestinën historike, në prag të 100 vjetorit të deklaratës që do të shënohet javën e ardhshme, raporton Anadolu Agency

Hamdallah tha se deklarata e Balfour-it, e bërë nga sekretari i jashtëm i Britanisë, Arthur Balfour, kur Palestina ishte një protektorat britanik, ishte një “padrejtësi historike” kundër popullit palestinez.o

Ai gjithashtu tha se Britania nuk duhet të festojë 100 vjetorin e deklaratës, duke iu referuar një darke në Londër, ku do të marrin pjesë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ajo britanike, Theresa May, për të shënuar rëndësinë e deklaratës në krijimin e Izraelit në vitin 1948.

“Festimi është një sfidë për opinionin publik ndërkombëtar, i cili mbështet çështjen tonë kombëtare”, tha Hamdallah, gjatë adresimit të tij në hapjen e një shkolle publike në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor, Nablus.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dhe anëtarët e qeverisë së Palestinës kanë pohuar më parë se janë të gatshëm të padisin qeverinë britanike për deklaratën e Balfour-it, me arsyetimin se ajo çoi në zhvendosjen e 700 mijë palestinezëve në vitin 1948.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne