Kryeministri Yildirim e cilësoi vendimin e PE-së pa vizion dhe injorant

Kryeministri, Binali Yildirim reagoi ashpër ndaj thirrjes së Parlamentit Evropian (PE) për ti dhënë fund operacionit “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Afrin të Sirisë.

Gjatë takimit të tij me gazetarët në kuadër të kontakteve të tij në Azerbajxhan, Kryeministri Yildirim rezolutën e Parlamentit Evropian e cilësoi si pa vizion dhe injorante, ndërsa shtoi se Parlamenti Evropian herë pas here bënë deklarata të tilla.

Duke shtruar pyetjen se “A janë duke luftuar ata kundër terrorit”, shefi i qeverisë turke tha se “Turqia është duke parandaluar përhapjen e terrorit edhe në territoret e saj, por edhe në Evropë ndërkohë që ata janë ulur në karrige të ngrohta”.

Yildirim bëri të ditur se Parlamenti Evropian ka të dhëna të këqija në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se “Fatkeqësisht, pothuajse i tërë kontinenti evropian i është dorëzuar organizatës separatiste terroriste”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne