Kryeministri Yildirim tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe ShBA-së nuk varen nga individët

Kryeministri Yildirim tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe ShBA-së nuk varen nga individët
Kryeministri, Binali Yildirim para nisjes për në Baku të Azerbajxhanit organizoi një konferencë për shtyp në aeroportin Esenboga të Ankarasë.

Kryeministri, Binali Yildirim në lidhje me shkarkimin nga detyra të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson tha se “Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Amerikës nuk varen nga individët”.

Kryeministri, Binali Yildirim para nisjes për në Baku të Azerbajxhanit organizoi një konferencë për shtyp në aeroportin Esenboga të Ankarasë.

Në përgjigje të një pyetje në lidhje me shkarkimin e Tillersonit nga detyra, Kryeministri Yildirim tha se qëndrimi i Turqisë është i qartë pa marrë parasysh se kush do të emërohet në detyrë, ndërsa vijoi duke thënë se “Për ne nuk ka shumë rëndësi se çfarë mendimi ka sekretari i ri për Turqinë. Shpresojmë që pas kësaj marrëdhëniet mes dy vendeve të zhvillohen në mënyrë më të shëndoshë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne