Kryepalamentari Turk Kahraman kërkon thjeshtimin e procesit të vizave me Rusinë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman kërkoi thjeshtimin e procesit të lëshimit të vizave me Rusinë.

Në kuadër të punimeve të konferencës me temë “Lufta kundër terrorit dhe bashkëpunimi rajonal” që u organizua në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit, me pjesëmarrjen e kryetarëve të kuvendeve të Turqisë, Rusisë, Afganistanit, Iranit dhe Kinës, Kryeparlamentari Ismail Kahraman pati një takim me Kryetarin e Dumës ruse, Vyaçeslav Volodin.

Gjatë takimit me homologun e tij rus, Kahraman tha se “Kërkojmë thjeshtimin e procesit të lëshimit të vizave me Rusinë për qytetarët turq”.

Duke e vënë në dukje se gjatë këtij viti pati një ngritje e dukshme në numrin e turistëve të ardhur nga Rusia, Kahraman tha se numri i turistëve rusë që vizituan Turqinë gjatë vitit 2017 arriti në 4 milionë.

“Viti 2019 është shpallur viti i kulturës dhe turizmit mes Rusisë dhe Turqisë. Shpresoj që ky vit i posaçëm të forcoj edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, deklaroi Kahraman.

Kryeparlamentari në mes tjerash nënvizoi se në Moskë dëshirojnë ta hapin një Qendër të Kulturës Turke.

Në anën tjetër kreu i Dumës, Vyaçeslav Volodin bëri të ditur se me ftesë të Kryeparlamentarit, Ismail Kahraman një grup i deputetëve rus vitin e ardhshëm do ta vizitojë Turqinë.

Volodin tërhoqi vëmendjen në zhvillimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Ankarasë, ndërsa vuri theksin në nevojën e zgjidhjes efektive të legjislacionit në lidhje me marrëveshjet e arritura mes dy liderëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne