Kryeson listat e PSD në Tiranë e Shkodër, PD thirrje KQZ-së: Mos regjistroni Tom Doshin në zgjedhje, subjekt i ligjit të dekriminalizimit

Përmes një deklarate shpërndarë mediave, Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.

PD e konsideron Tom Doshin subjekt të ligjit të dekriminalizimit dhe sipas saj dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

“Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.” thuhet në njoftim./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne