“COVID-19 është bërë ideologji më e keqe se komunizmi dhe fashizmi”

Burimi:L. R. / LOGIČNO.com

Përktheu: Faik Miftari

Covidi nuk është vetëm dukuri medicinale, çfarë duhej të ishte, por Covidi ka kaluar kufijtë e mjekësisë dhe të profesionit mjekësor dhe është bërë para se gjithash, dukuri politike, shoqërore, etike, bile edhe religjioze, ka deklaruar dr. Stipe Kutlesha, filizof dhe fizicient i shuqar kroat. Medicina sot absolutisht është në shërbim të politikës-ka thënë dr. Stipe Kutlesha.

“Numri i madh i shkencëtarëve në botë janë bërë shërbëtor të politikës“, është i bindur dr. Kutlesha.“ Njerëzit e politikës e kanë bërë problem politik, të ndihmuar nga njerëzit e shkencës.“Një sëmundje, e cila shikuar në mënyrë statistikore, nuk është aq e rrezikshme, është bërë problem politik, e kjo kurrë në historinë e racës njerëzore nuk ka ndodhur. Kanë ekzistuar sëmundjet e ndryshme ngjitëse, dhe janë vënë karantinat  për sëmurët. Por, sot kemi karantinat për njerëz të shëndosh! Imponojnë kufizimet njerëzve të shëndosh, iu ndalohet të punojnë dhe në mënyrë të sofistikuar terrorizohen. Jemi të ballafaquar me llojin e ri të shkopit politik, një lloj disiplinimi i njerëzve me një qëllim të caktuar.

Kur posedoni mediat të cilët shtrembërojnë dhe disa informacione i fshehin, ndërsa për të tjerat gënjejnë, atëherë pa problem formoni mendime masive. Kur mediat njerëzit i orientojnë në drejtimin e dëshiruar, ata më lehtë  manipulojnë dhe  qeverisin me ta. Për këtë ata sot në botë, gjatë kësaj krize, mbizotërojnë  masat me anë të censurës dhe ndalimit të shfaqjes së mendimit tjetër.

„Tipar themelor i çdo shkence dhe çdo arsyeje e shëndosh është dyshimi. Shkenca përparon nëpërmes dyshimit dhe të provuarit të hipotezave. Dyshimi është gjë e shëndetshme, e tani përnjëherë , shkencëtarët nuk guxojnë as të dyshojnë“, ka vazhduar  dr. Stipe Kutlesha lidhur me censurën e vënë në botën shkencore:“ Njerëzit të cilët  në mënyra të ndryshme, përkundër censurës, po arrijnë  të depërtojnë  te publiku  dhe të flasin për  gjithë atë që shohin, ata po sanksionohen. Kundër tyre po iniciohen bile edhe procedurat gjyqësore!“.

„Shumë shkencëtarët janë angazhuar në shërbim të politikës dhe kjo quhet teknokraci“, ka vazhduar dr. Kutlesha . Nga shoqëria demokratike nuk ka mbetur asgjë, bile as shkronja“d“! Po hyjmë në fazën e teknokracisë, ndërsa ku do të arrijmë me këtë, tek do të shohim. Shkencëtarët janë kyçur, për shkak të interesit të tyre, para se gjithash financiar, në politikë dhe nga financierët e tyre, të cilët kanë qëllime të caktuara konkrete, marrin para dhe mjete për hulumtime. Në shkencë, sidomos asaj të medicinës, punimet janë të shtrembëruara gjer në atë masë, sa që shtrohet pyetja se sa mund t’ju besohet?! Por, ekzistojnë akoma shkencëtarët të cilët janë të ndershëm, të drejtë dhe jo të korruptuar“.

„Mund të thuhet se Covidi u bë ideologji e veçantë, më e keqe se ideologjitë e shek. XX-të, komunizmi, fashizmi dhe nazizmi“, konsideron dr. Kutlesha. “Kjo është një ideologji globale e cila nuk përfshin një pjesë të botës por thjesht tërë botën.  Ajo është rreziku i madh global. Në vepër është shtrembërimi i vetëdijes së  realitetin, ndërsa ideologjia si e tillë përfshin gënjeshtrën. Duhet dalluar çështjen e të pavërtetës dhe çështjen e gënjeshtrës. Kur them se dikush gënjen, më thonë jam i pasjellshëm, atëherë këtë do të zbusim dhe do të themi se flet të pavërtetën, megjithatë këto janë dy gjëra të ndryshme. Të flasësh të pavërtetën  dhe të thuash gënjeshtrën nuk është e njëjtë. Çdo e pavërtetë nuk është gënjeshtër, por çdo gënjeshtër është gënjeshtër. Me njerëzit sot me vetëdije manipulohet dhe me vetëdije prezantohen të pavërtetat, e kjo do të thotë se gënjejnë! Në vepër është gënjimi me vetëdije me një qëllim të caktuar.

Dr. Stipe Kutelsha thekson se nuk është antivakser :“Por, nuk dua të më imponohen gjërat e panjohura dhe të paverifikuara. Asnjë prodhues i vaksinave nuk na jep garancione se vaksina është e mirë dhe e sigurtë. Për efektet anësore të tyre nuk japin përgjegjësi. Nuk japin përgjegjësi as qeveritë të cilët porosisin vaksina. Kjo i përngjet, sikurse jeni duke blerë veturën, ndërsa prodhuesi i veturës  nuk jep garanci për asgjë. A do të bleni këtë veturë?!Jo, askush nuk do të blejë këtë veturë. Për produktin duhet garantuar, ndërsa për vaksina askush nuk po jep garancion. Vaksinimi kundër Covidit është eksperimenti që bëhet me njerëzit. Vaksinat nuk kanë kaluar tërë procedurën  e cila do të duhej kaluar në praktikën mjekësore, shumë ekspertët botëror flasin se vaksina nuk është joefikase dhe e pakuptimtë. Ajo thjeshtë është e imponuar dhe për këtë shkak unë nuk do të vaksionohem. Këtu është edhe çështja e ndërgjegjes. Në rast se thuhet se çdo njeri ka të drejtë të veproj sipas ndërgjegjes, atëherë askush nuk guxon dikë të detyrojë dhe të veprojë kundër ndërgjegjes së tij. Këtë nuk mund të imponojë as ligji, as kryeministri, as qeveria, bile askush! Askush njeriut nuk mund të fshij ndërgjegjen sikurse të mos e kishte, ky është një parim themelor i qenies njerëzore. Në rast se na lenë pa ndërgjegje,  atëherë ku do të përfundojmë?!

Në kërcënimet e presidentit kroat Zoran Milanoviqit se ata të cilët nuk vaksionohen nuk do të mund të hyjnë në aeroplan, të udhëtojnë lirshëm  apo  do të mbesin pa punë, dr. Stipe Kutlesha iu përgjegj me citimin e Rezolutës nr. 2361 të Këshillit të Evropës miratuar me 27 janar 2021 me të cilën njoftohen se qytetarët duhet të jenë të informuar se vaksinimi në asnjë mënyrë nuk është i detyrueshëm dhe askush me asnjë lloj imponimi politik, shoqëror apo  detyrimi tjetër, të vaksionohet në rast se ai vetë nuk dëshiron. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak jovaksinimit  të një qytetari për shkak të rrezikut potencial shëndetësor apo për shkak të mos dëshirës  së tij personale për vaksinim.

Klaus Schwabin e ka quajtur“ideolog të covidizmit“. Schwabi është iniciator i Forumit ekonomik evropian, i cili çdo vit tubon multimiliarderët më të mëdhenjtë botëror në Davos apo diku tjetër dhe ata vendosin për botën dhe për të gjithë neve. Ndonjëherë diç lidhur me planet e tyre arrijmë të njoftohemi, por pjesën më të madhe nuk e dimë. Tek pas 5, 6 apo 10 vite arrijmë të marrim vesh çfarë kanë punuar në vitin 2010 apo 2015. Schwabi gjatë vitit të kaluar, kur është paraqitur korona, ka shkruar librin me titull:“Covid -19, është rivendosje e madhe“. Titulli është vetvetiu domethënës. Covidi atyre ju shërben për rivendosje, për të vendosur diç të re?! Ja çfarë thotë Schwabi përveç tjerash në librin e tij: “Kriza e koronës është njëra nga pandemitë  me vdekshmëri më të paktë të cilën bota e ka përjetuar në dy mijë vitet e fundit. Pasojat e COVID 19 , duke marr parasysh shëndetin dhe vdekshmërinë , do të jenë më të buta në krahasim me pandemitë e mëhershme gjatë historisë. Pandemia e koronës nuk paraqet rrezik ekzistencial apo goditje që do të lejë gjurmë në popullsinë botërore…“ Por shtoi një gjë shumë me rëndësi:“ Do të jemi  më efikas në menaxhimin e gjeneve tona dhe gjeneve të fëmijëve tanë. Grimcat inteligjente mund të futen në trupin e njeriut. Kompjuterët mundësojnë format të  reja të mbikëqyrjes dhe mekanizmat e reja të kontrollit me njerëzit“.      “Kjo sipas meje është bibla e covidizmit“. Schwabi këtu i ka vendosur themelet e ideologjisë së covidizmit. Klaus Schwabi është ekonomist, ai nuk është mjek. Ku dinë ai se si do të reflektohen gjërat të cilët janë në lidhje me krizën e Covidit?! Por, ai e din këtë pasi e gjithë kjo është e programuar, meqenëse është përpiluar programi kohë më parë se çfarë do të punohet. Njerëzit të cilët tubohen në Davos apo diku tjetër, sjellin këto vendime. Kanë agjendën për vitin 2021, bile gjer në vitin 2030. Agjenda për vitin 2020 është miratuar në vitin 1992. Veni re, se sa vite më parë është programuar se çfarë do të ndodh në vitin 2020 apo 2021! Agjenda për vitin 2030 është sjell në vitin 2015. Ata më nuk fshehin planet e tyre të programuar nga viti 2021 gjer në vitin 2030 dhe për këtë periudhë kanë paraparë zbatimin e 28 vendimeve të tyre. Prandaj ne jemi tek në fillim dhe na presin gjëra më të këqija, në rast se nuk vetëdijesohemi dhe nuk ndërmarrim diçka.

„Qëllimi i parë i tyre është qeveria unike botërore, pastaj valuta e re e vetme botërore, banka e vetme botërore, ushtria e vetme botërore“, ka cekur dr. Stipe Kutlesha.“Pason heqja e sovraniteteve të shteteve nacionale dhe të kombeve. Heqja e pronësisë private, vaksinimi i shumëfishtë i detyruar, që aktualisht po ndodh….“.

 

„Po na imponojnë një mentalitet totalitar, të cilën e kemi pas në sistemin tonë politik dhe shoqëror gjatë shek. XX-të.“Ai prap po kthehet dhe njerëzve dëshirohet t’ju ndërpritet mundësia e mendimit të lirë! Po, kush mundet juve t’ju ndalojë mendimin. Mund të ju ndalojnë të shprehurit e mendimit, këtë sot po e bëjnë, por t’ju ndërpresin lirinë e mendimit, kjo është e pamundur. Klaus Schwab haptas flet se teknikisht mund të implementojnë   grimcat inteligjente me të cilët do të mund të na kontrollojnë. Në rast se këtë e lejojmë, atëherë njeriut i ndërpritet të jetë qenie sikurse që ishte gjer tani…“

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne