Bota

Kryetarët e parlamenteve të Turqisë dhe Sirisë morën pjesë në takimin e mbajtur në Irak

Turqia dhe Siria u takuan në të njejtën tryezë të bisedimeve në Irak. Vendet e rajonit realizuan në Bagdat Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Fqinje të Irakut.

Në takimin i cili mblodhi së bashku në të njëjtën tryezë Turqinë, Sirinë, Irakun, Arabinë Saudite, Iranin, Kuvajtin dhe Jordaninë , Shentop deklaroi se samiti shpreson të rrisë miqësinë dhe përvojën midis të gjitha vendeve pjesëmarrëse dhe t’i ndihmojë ata të miratojnë një qëndrim të përbashkët për zgjidhjen e problemeve, duke vënë në dukje se zhvillimet në Irak kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në vendet e rajonit.

Shentop u shpreh se: “Ky takim, ku ne do të demonstrojmë mbështetjen tonë për stabilizimin dhe rindërtimin e Irakut në periudhën e ardhshme, është e rëndësishme dhe i mbajtur në një periudhë jashtëzakonisht të përshtatshme”, si dhe shtoi se: “Turqia pret që Iraku të rimëkëmbët sa më parë, të arrihet një pajtim kombëtarë për identietetin e irakianëve dhe për të drejtat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të të gjitha grupeve në vend, të ndërmerren hapat e duhur për rindërtimin e vendit e sidomos rajoneve të dëmtuara nga ISIS, si dhe të arrihen marrëdhënie të qëndrueshme dhe të mira sidomos me vendet fqinje.”

THEKSOHET MBËSHTETJA PËR SOVRANITETIN TERRITORIAL TË IRAKUT

Kryetari i Parlamentit të Turqisë vuri në dukje faktin se jostabiliteti dhe mungesa e sigurisë që ka zgjatur për shumë vite në Irak, është bërë çështje e sigurisë kombëtare për Turqinë, si dhe shtoi se: “Është e domosdoshme që zgjidhja e këtyre të sigurohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Pra, tani nuk mund të themi më prit dhe shih. Nuk mund të themi le të vijë dikush tjetër dhe le t’a zgjidh këtë. Ne duhet të kontribuojmë në zgjidhjen e çështjeve që na prekin. Brenda këtij kuadri, ne kemi zhvilluar politikën tonë të jashtme sipërmarrëse dhe humanitare. Me fjalët e Presidentit tonë, z. Rexhep Tayyip Erdogan, ne kemi identifikuar një qasje të globalizuar të politikës së jashtme të shekullit të 21-të që ‘pasqyron frymën sipërmarrëse dhe kulturën humanitare dhe të ndërgjegjshme të kombit tonë’, dhe që është e angazhuar ndaj parimit të Ataturkut ‘Paqe në Vend, Paqe në Botë’. Pikëpamja e gjerë e politikës sonë të jashtme nuk kufizohet vetëm në rajonin tonë, por na lejon të zhvillojmë lidhje edhe me pjesë të tjera të botës, si Azia-Paqësori, Afrika dhe Amerika Latine-Karaibe.”

KUVAJTI: ATA QË BËJNË LLOGARITJE PËR DOBËSINË E FQINJËVE TË TYRE JANË NË RREZIK DHE SAKRIFIKOJNË TË ARDHMEN E TYRE

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kuvajtit, Marzuk Ali El Ganim tha se stabiliteti i Irakut është çelësi për stabilitetin e rajonit. Në fjalimin e tij të bërë në Samit, ai u shpreh se: “Ne jemi në favor të një Iraku të qëndrueshëm dhe të sigurt. Ne mbështesim stabilitetin dhe rindërtimin e vendit me gjithë forcën tonë. Ata që bëjnë llogaritje për dobësinë e fqinjëve të tyre janë në rrezik dhe sakrifikojnë të ardhmen e tyre.”

Ganim tha se Iraku është zemra e Lindjes së Mesme dhe shtoi se: “Stabiliteti është një strategji e domosdoshme dhe rajoni është çelësi i stabilitetit.”

Kryetari i Parlmentit të Shura-s të Arabisë Saudite, Abdullah esh Shejh tha se ata e përgëzojnë Irakun për fitoren e tyre ndaj ISIS-it. Ai po ashtu tha se Arabia Saudite kontribuoi në koalicionin ndërkombëtar të krijuar për eleminimin e terrorizmit, si dhe shtoi se: “Pas ngritjes së tij, Iraku do të ketë një rol qendror në rajon. Ajo që pritet prej nesh është mobilizimi i të gjitha përpjekjeve për të shtrirë ndihmën ndaj Irakut dhe popullit të tij.”

Në këtë samit, së bashku me kryetarin e parlamentit të Turqisë, Mustafa Shentop po marrin pjesë edhe zyrtarë nga Jordania, Siria dhe Irani.

Burimi: Sputnik News / ml

OPINIONE