Shqiperia

Fashistizohet ministri Lleshi: Partitë që nuk pranojnë zgjedhje, do ti konsiderojmë ‘Banda’

Që nga marrja e detyrës si ministër i Brendshëm mes shumë polemikash dhe kontestimesh, policia nën drejtimin e Sandër Lleshi, ka shfaqur dy kolona të punës së saj:

Paaftësi totale ndaj veprimtarisë së krimit nga ai ordiner deri te ai i organizuar dhe prezencë e egërsi deri të jashtëligjshme, kundër qytetarëve hallexhinj, opozitës dhe ndjekësve të saj protestues.

Kurrë më parë Policia e Shtetit nuk ishte vënë kaq ekstremisht, në shërbim të mbrojtjes dhe punëve të jashtëligjshme të pushtetit sa në këto kohë.

Lleshi njësoj si në gati të gjitha daljet e tjera publike, në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u shfaq më shumë se kurrë i fashistizuar.

Nuk kishte përgjigje për autorët e grabitjes së paprecedent në pistën e aeroportit të Rinasit, as për fatin e 10 milion eurove të grabitura, as për vrasjet e shumta mafioze pa autor, por kishte përgjigje të prerë, se si do të vepronte policia kundër opozitës ditën e zgjedhjeve në 30 qershor, nëse nuk merr pjesë dhe synon që të pengojë këtë farsë elektorale të Ramës.

‘Zgjedhjet nuk do të mund t’i pengojë asnjë parti që dëshiron që të kthehet në bandë’, deklaroi Lleshi.

Ky qëndrim i frikshme ndaj të drejtës së opozitës dhe qytetarëve, për të ndërmarrë aksione politike dhe për të zhvilluar protesta kundër zgjedhjeve moniste apo fasadë, madje nuk mund të quhet as ‘fashist’.

Regjimet fashiste është e vërtetë se shtypin çdo opozitë ndaj tyre me polici, siç ka bërë deri më tani dhe paralajmërojnë edhe për 30 qershorin Rama dhe Lleshi, por njëkohësisht kanë bërë që të mos pipëtijë, krimi dhe mafia.

Kurse ajo që po shohim me këtë qeveri e këtë ministër të Brendshëm është lufta e egër ndaj kundërshtarëve politikë të cilësuar si ‘Banda’ dhe nënshtrimi e madje aleancë e bashkëpunimi, me bandat e vërteta të krimit./ SYRI

OPINIONE