Shvejku
…Ditën e parë të Çadrës, kur Luli fliste, mjaftistët e Erionit i thanë: “Ku dëshiron të shkojmë e ta përgatisim darkën e tonë o Mbreti ynë?”
13 Erioni i dërgoi dy prej mjaftistëve të vet dhe u tha: “Shkoni tek Markata e Peshkut atje do t’ju takojë një njeri që mbart një sapllake me ujë: shkoni pas tij. 14 Ku të hyjë ai, thuajini të zotit të universitetit: ‘Mesia thotë: ku është tavolina ime me shampanjë, ku do të mund të ha peshk qyl me Majftistët e mi?’ 15 Ai do t’ju tregojë në katin e parë një tavolinë të madhe, të shtruar e të përgatitur. Aty shkruani “e xonme per Erin.”
16 Mjaftistët u nisën, arritën në Pazarin e Ri ndërtuar nga Atelier 4 dhe gjetën gjithçka ashtu si u kishte thënë dhe e përgatitën darkën e Peshkut.
17 Kur u bë natë, Mesia erdhi pa kamera dhe fotografë bashkë me të Dymbëdhjetë Mjaftistët.
18 Ndërsa ishin në tryezë dhe po hanin peshkun pa hala, Mesia u tha: “Për të vërtetë po ju them: unë do të kryqëzohem në çadër dhe njëri prej jush: ‘njëri që po ma ha mua. ’“
19 Mjaftistët u trishtuan e filluan ta pyesin njëri pas tjetrit: “A mos jam unë?”
20 Mesia iu përgjigj: “Njëri prej të Dymbëdhjetëve! Një që po ngjyen me mua në pjatë dhe po pi ujin që unë bëra verë. 21Njëmend, Biri i rilindjes po shkon, siç u shkrua për të, por i mjeri ai që po e tradhton Birin e Sorosit! Më mirë do të kishte qenë për të që as të mos kishte lindur fare!”
22 Erioni u tha: “Të gjithë ju do të shkandulloheni në mua, sepse Romana e shenjtë thotë:
‘Do t’i bie bariut
e rilindasit do dhiten në brekë.’
23 Por, pasi të ngjallem do t’ju dal para në Kavajë.”
24 Atëherë Maznikusi I tha: “Në qoftë se të gjithë do të shkandullohen, unë jo, assesi!”
25 Erioni iu përgjigj Maznikut: “Për të vërtetë, po të them: Sonte, para se të flaës Basha për të dytën herë, tri herë do të më mohosh o guri i Baskisë sime.”
26 Mazniku ngulte këmbë edhe më tepër në fjalën e vet: “Edhe nëse do të më duhet të vdes bashkë me ty, unë nuk do të të mohoj!”
27 Dhe arritën në vendin që quhej Piramida. Atëherë Erioni u tha nxënësve të vet: “Rrini këtu, po iki në çadër.”
28 Mori me vete Maznikun, Kananajn e Laertin e Kolajve dhe filloi ta kapë frika dhe ta ndiejë veten ngushtë, 29 e u tha: “Nuk ma mban bytha, po dhitem nga frika, mos më lini të largohem e të dukem si dhjaks!”
29 Ata shtrënguan radhët dhe e futan të ecte përpara.
30 Erioni thoshte: “O Soros! Ti mundesh gjithçka! Më shpëto mua nga duart e malokëve të Saliut, sillmë mua shpëtimin nga sivëllezërit dhe simotrat e mia në çadër!”
31 U kthye, dhe i gjeti duke ngrënë fara Mjaftistët e tij dhe i tha Maznikut: “Arbër, po ha fara si malokët e çadrës? Po nuk të kam thënë qind herë të mos hash fara se mban erë goja?
32 Përsëri pa nga çadra dhe dalloi kamzalitë në një cep dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë. 33 Aty çadristët e dalluan dhe shkuan ta kapnin.
35 Ata e çuan Mesian te manaxheri i çadrës, ku më pas u mblodhën të gjithë.
36 Mazniku e ndoqi me sy dhe kur njëri prej çadristëve tha “Ky asht Mazniku he burrë, shoku i Fikut” Arbri tha “Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë!” dhe Luli foli për të dytën herë nga Fevziu.
37 Krerët e çadrës ngelën pa fjalë, Odeta e fonisë u zbardh në fytyrë dhe kokën uli pa guxuar të fliste. Ndërsa çadristët nisën të dëshmonin kundër Mesisë për ta kryqëzuar, po nuk kishin prova të bindnin familjen e vogël. 38 Njëmend shumë vetë u rrekën të dëshmonin derisa mes tyre u ngrit Grida Magdalena që foli si vijon:
39 “Le t’i japim për burrë Salianjin tonë Erionit të bashkisë dhe kështu fitojmë Shqipërinë. Le të jetë Erioni udhëheqësi i bashkisë ndërsa unë me Lulin shpëtojmë Shqipërinë’“
40 Atëherë u ngrit kunati dhe e pyeti Erionin me këto fjalë: “A dëshiron ti që djalin e vetëlindur të Grida Magdalenës ta kesh partner? Apo do të dërgojmë tek Herod Mziu të gjykohesh dhe një herë?”
41 Erioni dhiu më keq. Ktheu sytë nga kryeministria edhe tha: “A je ti manaxheri i çadrës, i përzgjedhuri i Lulit të SHQUP?”
42 Kunati tha: “Unë jam!” Atëherë Mesia I tha “Do ta shihni Birin e Sorosit duke ndenjur në anën e djathtë të birit të Çilit, dhe ju do merrni leje ndërtimi nga ai. ’“
43 Atëherë kunati i shqeu petkat e veta dhe tha: “Ç’na duhen më dëshmitarët? 44 Ju vetë e dëgjuat shpëtimin nga kjo çadër e mallkuar. Ç’ju thotë mendja?” Të gjithë nga familja gjykuan se meritonte të shpëtohej duke u martuar me Salianjin.
45 Atëherë disa demokratë të lashtë filluan ta pështyjnë, të ngrenë zërin edhe të kërkojnë kryqëzimin e Mesias në çadër ndërsa Grida Magdalena thërriste: “Profetizo o Mesia ynë!” E çilistët e çadrës shtrënguan radhët dhe thërritën “të shpëtojmë Mesian e Gridës sonë!”/ pb