KS-OKB diskuton për ngjarjet në rajonin Arakan

Këshilli Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) pas kërkesës së Britanisë zhvilloi një diskutim me dyer të mbyllura për zhvillimet në Arakan, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Matthew Rycroft, në një deklaratë për gazetarët pas takimit tha se kanë kryer një diskutim të dobishëm në çështjen e Mianmarit.

Duke theksuar se janë të shqetësuar për shkak të ngjarjeve të dhunshme, Rycroft është shprehur se “Jemi të shqetësuar për shkak të situatës në Mianmar. I dënojmë të gjitha ngjarjet e dhunshme. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve për uljen e tensioneve”.

Ndër të tjera pasi është shprehur se të gjithë anëtarët kanë mbështetur propozimet që ndodhen në raportin e Annan për rajonin Arakan, Rycroft ka shtuar më tej se nga takimi i KS-OKB-së nuk ka dalë ndonjë dokument zyrtar, por se vetëm kanë vlerësuar situatën e fundit.

Rycroft më tej ka bërë të ditur se ky takim është një mesazh për Mianmarin dhe se do të ndjekin nga afër zhvillimet.

Pasi ka shpjeguar se në takim kanë diskutuar edhe çështjen nëse Bangladeshi do të pranojë apo jo muslimanët Rohingya, ai ka theksuar se e vlerësojnë atë që Bangladeshi ka bërë deri më tani dhe dëshirojnë që të mbajë dyert e hapura edhe për të ardhurit e rinj.

Gjithashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë të mëparshme ka shprehur shqetësimet e thella për vrasjen e civilëve nga Mianmari gjatë “operacionit të sigurisë” në rajonin Arakan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne