E moshuara nga Indonezia më e moçmja në Haxh

Marjem Marxhani nga Indonezia është plaka më e moçme që udhëton në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin këtë vit.

Merjemja, e cila është 104 vjeçe, arriti në Xhiddeh të shtunën dhe u mirëprit nga Konsulli i Përgjithshëm i Indonezisë dhe një numër i zyrtarëve sauditë.

Ajo tha se ishte një ëndërr që u bë e vërtetë për të kryer Haxhin për herë të parë në jetën e saj.

Haxhi është një obligim fetar për çdo musliman që është i aftë dhe që ka mundësi financiare duhet të shkoi në vendet e shenjta, Meke dhe Medine të paktën një herë gjatë jetës së tij.

Rreth dy milionë haxhijë pritet të marrin pjesë në Haxh këtë vit.

Ashtu si vitet e mëparshme, Indonezia ka numrin më të madh të haxhijve në Haxhin e vitit 2017.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne