Kthehet në detyrë kolegu i policit që vrau Klodian Rashën

Policia e Shtetit ka kthyer në detyrë kolegun e policit Nevaldo Hajdaraj, që vrau më 8 dhjetor të riun, Klodian Rasha. Erion Gjore mësohet se është kthyer në detyrë, vetëm dy javë pas ngjarjes.

Nga hetimet rezulton se Gjore nuk ka kryer shkelje dhe ka njoftuar menjëherë sapo kolegu i tij Nevaldo Hajdaraj kreu aktin. Ndërkohë që vazhdojnë hetimet për policin që kreu vrasjen.

Sa i përket armës së gjetur në vendgjarje, prokuroria është në pritje të përgjigjes nga laboratorët jashtë Shqipërisë nëse do të marrin përsipër ekspertizën e saj./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne