Kuba dhe Bolivia dënojnë ashpër tentativën për grusht shteti në Venezuelë

Kuba dhe Bolivia njoftuan se mbështesin qeverinë aktuale përballë tentativës për grusht shteti të cilës i parapriu Juan Guaido, Kryetari i Kuvendit Kombëtar, i vetshpallur “president i përkohshëm”.

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel dhe Presidenti i Bolivisë, Evo Morales në deklaratat e bëra nëpërmjet llogarive në Twitter dhanë përkrahjen qeverisë Maduro.

“Refuzojmë ashpër këtë tentativë për grusht shteti që synon të çojë vendin në kthetrat e dhunës. Dënojmë ashpër tentativën e grupeve terroriste, të cilat duan të shkaktojnë terror në rrugët e Venezuelës”, tha Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel.

Ndërkaq Evo Morales në deklaratën e tij shkruan se “Dënojmë ashpër tentativën për grusht shteti që i shërben interesave të huaja. Jemi pranë vëllait Maduro dhe popullit të Venezuelës”.

Ndërsa edhe Shtëpia e Bardhë u prononcua në lidhje me çështjen.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti Donald Trump është informuar në lidhje me çështjen dhe se situata në Venezuelë është duke u monitoruar nga afër./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne