Kudsi do të bëhet varrezë e komploteve ndaj Palestinës

Shefi i lëvizjes islamike palestineze, Hamas, ka përsëritur se rezistenca kundër Izraelit mund të siguronte një fitore përfundimtare për kombin palestinez, duke theksuar se Kudsi i okupuar do të bëhet “varrezë e komploteve” kundër Palestinës.

“Ndërsa dëshmorët e sotëm janë të ndryshëm nga ata të së kaluarës, beteja jonë e tanishme nuk ka shumë ngjashmëri me ato të mëparshmet. Sot, ne jemi të detyruar të bëjmë rezistencë përballë Izraelit,” tha të shtunën Ismail Hanijeh. Ai tha se Ibrahim Ebu Thuraja dhe tre palestinezë të tjerë, të cilët u martirizuan të premten nga trupat izraelite gjatë protestave kundër njohjes së Kudsit nga Presidentit i SHBA Donald Trump si kryeqytet i Izraelit, i dëshmuan të gjithë botës se populli palestinez kurrë nuk do të bëjë kompromis me të drejtat dhe aspiratat e tij.” Hanijeh shtoi se, “askush nuk mund të kundërshtojë faktin se Kudsi u përket palestinezëve. Ne besojmë fort në fitoren tonë përfundimtare përmes ndihmës së Zotit dhe nuk do të tërhiqemi asnjë grimcë nga e drejta jonë në të gjithë Kudsin “. Ndërkohë, një zyrtar i lartë i lëvizjes së rezistencës libaneze të Hezbollahut deklaroi se ky grup nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur rezistencën anti-izraelite në Palestinë pavarësisht nga qëndrimet e SHBA dhe Arabisë Saudite mbi këtë çështje. “Regjimi sionist është i frikësuar nga lëvizjet e rezistencës libaneze dhe palestineze, si dhe nga fëmijët që hedhin gurë në Palestinë. Regjimi i Tel Avivit nuk ka frikë nga sauditët që shpenzojnë miliarda dollarë për rritjen e fuqisë së tyre ushtarake, por nuk paraqesin asnjë kërcënim për Izraelin “, tha zëvendëskryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut Shejh Nabil Kauk./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne