KUFIRI DETAR/ Rama shton presionin mbi Metën: Refuzimi i plotfuqisë, goditje ndaj interesit kombëtar!

Në pritje të një vendimi të Ilir Metës për autorizimin që do t’i hapte rrugë negociatave për kufirin detar me Greqinë, Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të shtetit. Refuzimin për plotfuqinë, kryeministri e ka quajtur “një goditje ndaj interesit kombëtar”.

“Pavarësisht se presidenti u konsultua me të gjithë paraardhësit e tij, mes të cilëve Sali Berishën, kundërshtar i hapur i një marrëveshjeje të re, sepse marrëveshja e re do të provojë de fakto se e vjetra ishte humbëse, nuk dua të besoj se konsultat janë konsulta të një fronti kundër marrëveshjes, që do ishte një goditje e paprecedentë e interesit kombëtar.
Sepse kemi një moment të artë për të finalizuar praktikisiht atë që është dakortësuar. Janë dakortësuar që për marrëveshjen e re duhet të ketë një qasje të re që duhet ta përcaktojnë ekspertët teknikisht” u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, autorizimi i parë, i dhënë nga Presidenti për nisjen e negociatave me Greqinë do të pasohet nga një kërkesë tjetër për plotfuqi, pas hartimit të një projekt-marrëveshjeje, me të cilën presidenti do të njihet në një moment të dytë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne