Bota

Luftëanijet ruse godasin 1250 pozicione të ISIS-it në Siri

Në operacionet ushtarake në Siri, marina ruse sulmoi më shumë se 1,250 pozicione të grupit terrorist ISIS.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, komanda e marinës ruse ka njoftuar se forcat detare të saj në operacionet e zhvilluara në Siri, kanë sulmuar  mbi 1250 pozicione të ISIS. Vladimir Kurulov ka thënë: Flota ruse në operacionet ushtarake në Siri kundër terroristëve të ISIS, ka kryer mbi 400 fluturime të shpejta dhe ka hedhur mbi 100 raketa, duke sulmuar mbi 1250 pozicione të terroristëve. Ai shtoi se marina ruse kishte deklaruar më parë se flota ishte e përfshirë drejtpërdrejt në operacionin e Forcave Speciale Ruse në Siri dhe nisja e raketave nga anijet dhe nëndetëset ishte një përvojë dhe një stërvitje e mirë për të forcuar forcën dhe aftësitë e marinës ruse.

 

OPINIONE