Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë deklarata të forta në lidhje me listat e hapura dhe përfaqësuesit që mund të jenë pjesë e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
“A nuk e keni parë ende se çfarë po ndodh me listat e hapura? Besimi absolut që Berisha ka në 7 qarqe e ka vendosur këtë qëndrim. Në Tiranë, për shembull, kemi Olsi Jazexhin,” — është shprehur Gjuzi, duke nënvizuar se në listat e hapura po përfshihen edhe figura publike me tituj akademikë.
Ai ka theksuar se në politikën e re mund të hyjnë personalitete me kontribut në shkencë dhe shoqëri. “Kemi shumë figura me tituj profesorë dhe doktorë shkencash. Po, pa tjetër. Këto janë emra që do të jenë pjesë e garës,” — ka vijuar ai.
Deklaratat e Gjuzit hapin një debat të ri mbi përfshirjen e figurave intelektuale në politikë dhe ndikimin që listat e hapura mund të kenë në përfaqësimin publik./gazetaimpakt