Ish-Deputeti dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Konservatore të Shqipërisë Kujtim Gjuzi, ka kujtuar momentet e largimit të tij nga vendi 32 vite më parë.
Përmes një historie që ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Gjuzi kujton momentet e rëndësishme kur mori vendimin për tu larguar.
Ish-Deputeti rrëfen bisedën me shefin e Radios, rrugën me autobuzin e vjetër momentet e vëshira të ngjitjes mbi anije dhe rrugën e gjatë drejt “Tokës së premtuar”, Italisë, pa e ditur se çfarë e pret përtej detit.
Mesazhi i Plotë
Histori e jetuar !
Europa eshte totalisht fajtore qe lejon rregjime autokrate deri kriminale.
Trans Oqeaniku VLORA 12000 T doli nga porti Durres pasditen e 6 Gushtit 1991 ne oren 18:11 Aventura zgjati 17 ore! 13500 shqiptare drejt Italise udhetuan si pirate ne anije mallrash.
Hambaret e vaporrit kishin ende 5000 T ngarkesa ne hambare.
Pasiguria e jetes nen rregjimin diktatorial na bente te iknim.
Te gjithe donin te iknim nga syte kembet.
Saga vijon ende edhe sot pas 32 vjet ndryshim ?
Ikin e ikin shqiptaret ende kur Shqiperia vizitohet nga rreth 3 milion “Turiste” ne nje vit.
Pse iken dhe nuk u kthyen me jo pak por 1.4 milion shqiptare te cilet nuk jane rezidente fizikisht ne Shqiperi.
3.4 milione zgjedhes te rregjistruar vetem 1.5 milione dolen ne votim me 14 Maj 2023
Afersisht 1/3 merr vendimet per Shqiperine.
Vendi duket se perserit ngopjen e Europes me gjenetike Albane per 2023 vjet.
Kush jane fajtoret qe Shqiperia pa standarte jetese qendron dhe perballet me rregjime kriminale dhe autokrate.
Une isha dhe jetova sagen e ikjes “turistike” i detyruar nga nje rregjim vrases dhe kriminal por i bindur se si vendin ku ke lindur nuk gjen askund.
Historia e 6 Gushtit 91 kishte fiillimin jo te fundem me 5000 qytetare qe mesyne oborret ne ambasada nje vit me pare 2 Korrik 1990
Ishte ora 08:00 Adifi shefi i radios kishte konsiderate per tiransit dhe me thote : Kujtim sot niset nje anie per ne Itali. Je shenjester me ç’fare ke thene lart e poshte. Ik ik sa nuk ke rrezikuar koken. I habitur dhe zakonisht e papritur mendova se ishte nje provokim por jo.
Adifi ndjese paste ishte nje fierak i mire nip Hoxhallaresh.
Kisha deshtuar te largohesha me anije ju t e Marsit 91 dhe kete here e mora seriozisht ikjen. Shkova te shtepia e gjyshes te merrja nipin Altin M
Me perpara takova vellain e tij EM i cili me pyeti se : Aniet po dalin nga porti ne Durres. A din gje ? A ikim ? Kisha deshtuar te ikja ne Mars dhe nuk i tregoj E Mukes. Mora Altinin dhe u nisem. Rruga ishte plot njerez te ardhur nga cdo qytet i Shqiperise.
Rregjimi i R. ALISE perhapte fjale here per here per ikje.
Rregjimi kishte falimentuar nuk kishte rezerva ushqimore per te mbajtur 4.2 milion banore rezidente ?!
( E habiteshme sot Shqiperia me tregun e lire ne nje vit financiar mban 7 milion “Turiste” kuptohet Turiste quhen emigrantet sikurse permendem 1.4 milione qe kane lene vendin por edhe vellezerit shqiptare banore autoktone ne 7 shtete te Europes Juglindore qe vijne me pushime ne bregdetin tone fantastic)
Ahh rregjimi dhe mediat e tij i quajne Turiste hyrjedaljet e shqiptareve ne shtepine e tyre.
Nga Apsurdi vijne Rregjime !
Hypem ne nje autobuz urban Saviem te sapoardhur nga Franca. E kishte rrembyer nje shofer jo profesionist. Disa here djali qe e drejtonte Saviemin desh na karamboloi. Saviemit i mbaroj nafta ne Laprake. U nisem ne kembe dhe ne kryqezimin e Kamzes gjetem nje Zis me karroceri te mbushur plot. Paguam nga 20 leke te vjetra.
Hyphen te dy une dhe Altini. Mberriten per rreth nje ore te ura e Dalanit. Vajza dhe djem plot nga e gjithe Shqiperia. Rojet e Portit qellonin me fisheke manover. Rruges kishte plot vajza te cilat vraponin te kapnin anien Vlora e cila ish larguar nga Bregut dhe qendronte si mal ne heshtje ne qender te ankuariumit. Vijonte e mbushej me ne te “çmendurit” qe po linim vendin e lindjes.
Altini nuk dinte not. Skisha rruge tjeter. I lashe oren ( S. Atlantik ) u hodha ne akuariumin e portit Durres. Shkallet e anies ishin te mbushura plot, andaj kalova me ngjitje ne forme zvartitje nga poshte shkalleve duke u gjendur ne platformen e trans Oqeanikut qe shihni ne foto. Ngrita duart lart qe Altini te kuptonte se isha ok.
Miri R nje ekpert i radiologjise ne QSUT me takon menjehere ne “platformen e anies” e me thote : Une kam dy ore ketu kujdes eshte grupi G Muces. Ne fakt Gazi dhe Landi dy vellezer tashme te vrare te rruges Bardhyl kishin formatuar grup kriminal ne Tirane dhe ne anie kishin mberritur te armatosur.
Ata po debatonin me Skenderin kapitetnin e Anies.
Skenderi thoshte nuk kemi karburant, ania ka shume ngarkese dhe nuk mundet te nisemi eshte e rrezikeshme.
Gazi nxorri skorpionin me silenciator dhe “urdheroj” kapiten Skenderin se :
Nese nuk ndizte motorret do ta vriste ne vend.
Kapiteni kembenguli te mos nisej se kishte motor me difekt “fasho te thyer” dhe ania nuk mundet te dilte nga porti ?
Nderhyra duke i thene kapiten Skenderit. Ndize motorin rezerve dhe mos bej shaka me Çunat jane te rruges Bardhyl. ( Bardhyli Mbret i dinastise lV Albane ) Ata e mbanin kapitenin nen tyten e skorpionit. GM s’te bente per burre ishte mjaft i rrezikshem njohej si vrases.
Motoret u ndezen ne oren 14:10 ne kete rast kapiten Skenderi kerkoj kohe… Ekuipazhi ishte i manget. Me thote : More djale duhen 8 ore te ngrohet Motorri. Ok i thashe. Eshte mire te jesh i kujdesshem me keta sepse jane bande vrasesish.
Ora 18:00 Ania Vlora ishte ne qender te akuariumin ne port Durres. Kapiteni nje familjar i mire me tre femije dhe i pergjegjeshem e dinte qe shkonte drejt nje aventure asesi nuk donte te nxirrte anien nga porti. Gaz M dhe banda e tij i vune armen ne gjoks kapitenit i cili tha prere: Nuk jane ngrohur motorret. Une nderhyj e i them ne vesh. Kapiten keta na vrasin.
18:12 Trans oqeaniku Vlora doli nga Porti drejt rrezikut per ne Perendim.
Vaporri ndalon Naten e 6 – 7 Gushtit ne Ujrat nderkombetare.
Gaz M kerkonte me idiotesi te shkohej drejt Barcelones. Ne fakt kapiten Skenderi menaxhoj nje situate rreziku te madh duke u futur ne port Bari me 13500 aventuriere prirate te pa shpreset e nje rregjimi absurd komunar dhe kriminal 44 vjecar.
Fajtore eshte Europa sikurse edhe tash eshte fajtore sepse hesht ndaj rregjimit autokrat te bijeve pasardhes te krimineleve komunare qe e lane kete popull pa buke me 1990 E vodhen per 44 vjet dhe po e grabisin serish duke u blere dashnoreve Vila 1 milion $
Nuk duhet harruar Diktatoruci i fundit Komunist Ramiz A u varros me shrtat Topi ?!
( Sa absurditete realizojne rregjimet )
Hyrja dhe ankorimi ne oren 11:00 ne port Bari – Itali
4 te vdekur ne anie dhe 4 ne stadiumin e vjeter ne Bari.
Thone :
l vrau krimineli G. MUÇA
vijon neser 7 Gusht.
Pjese e dyte…
Jetoj per te rrefyer çmendurine e 32 viteve me pare ne kete anie qe shohim ne foto…