Kulla mbi Gardën e Republikës, Rama përdor firmën e Erion Braçes për grabitjen e pronës publike tek Parku i Liqenit nga frika e burgut

Edi Rama ka nisur të mendojë se si t’i shpëtojë drejtësisë pas largimit nga pushteti, për vjedhjen e mbi 7 miliardë eurove në 7 vite si dhe për grabitjen e pronave publike, duke i kaluar në pronësi të oligarkëve, për ndërtim pallatesh, resorte, vila, fshatra turistike etj. Shumica e vendimeve të qeverisë për tjetërsimin e pronave publike çuditërisht nuk mbajnë firmën e Ramës, por të zëvendëskryeministrit Erion Braçe. Kur Partia Socialiste ishte në opozitë, Erion Braçe ishte simbol i denoncimit të korrupsionit qeveritar Meta-Berisha. Por, vitet e fundit Braçe është kthyer në maskën e aferave më të rënda të Edi Ramës, pasi firma e tij rezulton në grabitjen e pronave në zonat më të lakmueshme të Tiranës. Duket qartë se Rama e ka emëruar Braçen zëvendës vetëm për firmosur vendimet anti-kombëtare për tjetërsim pronash, koncesione korruptive dhe vendime të tjera klienteliste.

Ditët e fundit, Edi Rama e ka përdorur Braçen për grabitjen e një sipërfaqe toke prej 1.4 mijë m2, ku ndodhet sot Garda e Republikës, për të ndërtuar pallat. Këtë radhë është përdorur një tjetër manovër, jo duke e falur për 1 euro, as duke e shitur, por duke e shkëmbyer pronën me një sipërfaqe tjetër pa vlerë. Në këtë rast, prona ku është sot Garda e Republikës, një nga zonat më të lakmueshme të Tiranës, ngjitur me Parkun e Liqenit, madje pjesë e Parkut të Liqenit i është dhënë kompanisë “Dushku S.A”, sh.p.k. Sipas burimeve, tek Garda e Republikës do të ndërtohen pallate, ku qeveritarët e korruptuar shqiptarë do të kenë pjesën e luanit, bashkë me oligarkët dhe sekserët. Kjo aferë në prag të zgjedhjeve mban firmën e Erion Braçes.

Dyshimet rreth planit për të ndërtuar kulla tek Parku i Liqenit nisën një vit më parë kur Erion Veliaj bëri një tender për të ndërtuar një rrugë nga zona e Gardës deri tek Rruga e Kosovarëve, duke u hapur rrugë kështu oligarkëve për kullat që do të jenë mbi 9 kate. Zona rreth Parkut të Liqenit ‘kafshohet’ çdo muaj nga Edi Rama, Erion Braçe dhe Erion Veliaj në bashkëpunim me oligarkët, ku të gjithë së bashku përbëjnë bandën mafioze më të rrezikshme dhe të pamëshirshme në historinë e pluralizmit. I çuditshëm është fakti që SPAK ende nuk po vepron përballë këtij krimi të vazhdueshëm që konsumohet nën hundën e tij./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne