Kulla më e lartë në Tiranë, avokati Altin Goxhaj denoncon: Pallati që do ndërtohet mbi lulishte, shpërbim për opozitën që shiti zgjedhjet!

Kulla më e lartë që do ndërtohet mbi lulishten prapa Teatrit të Operas dhe Baletit mblodhi një sërë qytetarësh në protest.

Njerëzve që dolën kundër saj I është bashkuar edhe avokati Altin Goxhaj që ka kritikuar hapur kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Përpos prezencës në protest, Altin Goxhaj ka reaguar ashpër në lidhje me kullën që do ndërtohet në parkun pas Operas në Tiranë edhe në rrjetet sociale. Ai shkruan se në këtë aferë është e përfshirë edhe opozita si shpërblimin për shitjen e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e 14 Majit që I dhanë Veliaj mandatin e 3 në drejtim të kryeqytetit. Sipas tij shitja e zgjedhjeve filloi që 4 Dhjetor 2022 me primaret e famshme që nxorrën kandidatin Këlliçi për të cilin sipas tij gjithcka u investua nga Veiaj. Nga ana tjetër Goxhaj premtoi nisjen e punës për mbledhjen e firmave për një parti të re opozitare që sic thotë ai do të përfaqësojë interesin kombëtar.
Mesazhi i Plotë
Sot isha live në Fax Neës (video del pas pak) për të denoncuar “Monumentin e Shitjes së Zgjedhjeve nga Opozita” e cila zaptoi Parkun mbrapa Pallatit të kulturës, kullën e klientëve të Rama-Veliaj që janë edhe oligarkët PD së dhe LSI, shpërblimin për shitjen e Bashkisë Tiranë në 4 Dhjetor 2022 me primaret e famshme që nxorrën kandidatin Këlliçi për të cilin investoi gjithshka Veliaj! Këtë kullë e kam denoncuar në Dhjetor 2022 live në Fax Neës dhe Vizion Plus si monedha e shkëmbimit të shitjes Bashkisë Tiranë nga Opozita tek Veliaj! Prandaj hesht opozita për këtë krim më të fundit ndaj Tiranës sepse ka katet e veta në këtë pazar! Ja pse nuk kemi Opozitë por veç një klasë të tërë politike dhe ndaj Soros po investon Tikët e Soros për të kontrolluar pakënaqësinë dhe reagimin publik! Ja pse Levizja Shpreson do të jetë bashkë me qytetarët dhe forcat e ngjashme forca reale e përfaqësimit qytetar për të ndalur këta që po shpopullojnë Shqipërinë, ndaj dhe ne po mbledhim firma për tu përfaqësuar në Zgjedhjet Parlamentare me Listën e Hapur Qytetare që do ti kthejë Shpresën shqiptarëve se ata mund ta ndalojnë të Keqen: ëëë.shpreson.al info@shpreson.al +355692675817

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne