Kulti Raxhavi i tmerruar nga largimi i forcave në Shqipëri

Isa Azade, një prej anëtarëve dhe komandantëve të vjetër të MEK (Monafekin)

Më në fund pluhuri i kultit Raxhavi nëpër sajte dhe rrjete propaganduese mbi gjoja “ nisjen e fazës së sulmeve politike” është pastruar dhe sot për këtë grup terrorist janë krijuar probleme të tilla si largimi i anëtarëve të tij. Këta anëtarë ankohen për mosrealizimin e premtimeve të kultit dhe kjo ka ngjallur kontradikta të thella brenda formacionit të kultit Raxhavi. Problemet e kultit janë thelluar aq shumë saqë Marjam Gaxhar Banacar ka shkuar në Shqipëri për të ndjekur nga afër situatën dhe për të zhvilluar takimet e saj politike. Personalisht Marjam Gaxhar në vazhdimësi mban takime për shpëlarjen e trurit të personave të robëruar. Përpara zgjedhjeve në Amerikë dhe përpara ardhjes në pushtet të Donald Trump, të gjithë pjesëtarëve të MEK në Shqipëri u është premtuar se me ardhjen e Trump të gjitha problemet politike të kultit do të zgjidhen dhe neokonservatorët do të bëhet shkak për krijimin e shkëndijës së luftës. Ata kishin premtuar se kishte ardhur koha e lëvizjes popullore dhe shteti do të rrëzohej në më pak se 1 vit. Ky është po ai premtim që kulti Raxhavi jepte një herë në 6 muaj në takimet që kryente në Irak. Kësaj here të tilla premtime në mungesë të Marjam Raxhavi, po i jep Marjam Gaxhar. Mirëpo duke pasur parasysh zhvillimet e reja brenda kultit dhe pas mosrealizimit të premtimeve për shkëndijën e luftës apo lëvizjes popullore, anëtarët e kultit kanë nisur të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe në formë të hapur apo të fshehur ata kanë nisur të protestojnë. Një shenjë proteste është tallja dhe përqeshja e takimeve të shpëlarjes së trurit. Pas këtyre protestave, krerët e kultit u detyruan të bëjnë disa lëshime dhe të heqin disa nga kufizimet e mëparshme të vendosura në Irak që ishin po ato kufizime diktatoriale me qëllim shuarjen e zërit protestues. Në këtë mënyrë kulti për disa anëtarë të pakënaqur ka lejuar që ata të martohen dhe krijojnë familje me kushtin që t’i qëndrojnë besnik kultit. Këto kufizime, vazhdojnë të jenë aktive për strukturat e larta të kultit Raxhavi.

Kulti Raxhavi që nga koha e transferimit të tij në Shqipëri, është munduar të krijojë një bazë me të njëjtin stil që kishte në kampin Ashraf në Irak. Me krijimin e kësaj baze, kulti Raxhavi synonte të kontrollonte plotësisht anëtarët e tij duke i mbajtur larg nga shoqëria shqiptare dhe duke i distancuar nga hapësira virtuale. Kulti Raxhavi është tepër i shqetësuar nga krijimi i lidhjeve të anëtarëve të tij me popullin shqiptar. Përveç atyre anëtarëve që janë larguar nga kulti, pjesës tjetër nuk i lejohet të ketë kontakte me popullin shqiptar. Brenda strukturës së kultit, ashtu si në Irak, lidhjet dhe komunikimet e anëtarëve me jashtë kultit janë të ndaluara. Edhe në ato raste kur anëtarët e grupit duhet të punojnë me internetin për të kryer punët e kultit, interneti kontrollohet ashpër dhe asnjë prej anëtarëve nuk ka të drejtë të kontaktojë me familjen, të afërmit dhe miqtë e tij si me anë të telefonit ashtu edhe me anë të internetit. Në bazë të pohimeve të dhëna nga anëtarët e distancuar nga kulti Raxhavi në Shqipëri, puna e krerëve të kultit me në krye vetë Marjam Raxhavinë është përqendruar në parandalimin e distancimin dhe largimit të anëtarëve nga kulti dhe për këtë shumica e kohës së njerëzve kalohet në takimet e shpëlarjes së trurit. Që njerëzit të kalojnë kohën dhe të mos mërziten atyre u jepen një mijë e një punë. Një prej këtyre është mësimi i gjuhës shqipe dhe mësimi i gjuhës angleze. Mirëpo këto mësime nuk jepen për të mësuar me të vërtetë gjuhën, por sa për të kaluar kohën dhe për të qenë të angazhuar. Kjo metodë është ndjekur edhe në Irak. Atje përveç gjuhës anëtarët ishin të angazhuar në rrjetet e internetit si Facebook, Twitter, etj. për të thithur sa më shumë anëtarë. Një grup tjetër njerëzit i kanë angazhuar me punë të ndryshme si zdrukthëtari apo punime me hekur, gatime dhe mbështetje logjistike. Strukturat e kultit Raxhavi, janë angazhuar tejmase për të ulur papunësinë dhe Marjam Gaxhari u ka kërkuar të gjithë komandantëve që të hartojnë programe afatshkurtra dhe afatgjata për të krijuar punë të ndryshme. Marjam Gaxhar dhe zëvendësja e saj e njohur me emrin Zahra Merikhi, në një takim ku ishin të pranishëm vetëm funksionarët e vjetër të kultit, rrezikun më të madh që i kanoset kultit, nuk kanë cilësuar regjimin por largimin e forcave dhe përhapjen e oportunizmit në mesin e anëtarëve, si dhe anëtarët e larguar nga kulti së bashku me familjet e tyre. I gjithë programi i kultit Raxhavi në Shqipëri është thurur duke marrë parasysh këto kërcënime dhe në një formë për të parandaluar të tilla kërcënime.

Sa i përket parandalimit të shpërbërjes së kultit, janë mbajtur disa takime për programe të caktuara. Programet janë hartuar në formë të atillë që çdokush që ndodhet jashtë kultit, ose do të bie pre e bandave mafioze ose do të jetë vetë përgjegjës për jetën e tij. ( kjo do të thotë, lënia e një njeriu të vetëm pa asnjë qindarkë në Shqipëri). Në këtë gjendje janë edhe vetë shtetasit shqiptarë që shkojnë për azil në vendet e Evropës perëndimore. Sa i përket personave të larguar nga kulti apo kritikëve të këtij kulti, është ndjekur e njëjta metodë. Të gjithë anëtarëve të kultit u është thënë “ ne pranojmë çdo lloj gabimi dhe mëkati, përveç lidhjes me kritikët dhe të larguarit”. Është e qartë se duke qenë se anëtarët kanë jetuar një jetë brenda strukturës së kultit, ata i dinë çdo metodë dhe mënyrë sjelljeje të kultit dhe për këtë kulti Raxhavi është tepër i frikësuar nga personat e distancuar dhe larguar. Sa i përket familjes, ashtu siç kulti ka deklaruar në Irak, familja është helm për strukturën e kultit. Duke pasur parasysh këto rreziqe që i kanosen kultit, detyra kryesore e Marjam Raxhavi dhe e bashkëpunëtorëve të saj është organizimi i anëtarëve në Shqipëri. Mirëpo deri tani ajo nuk ka arritur rezultat dhe nuk ka mundur të mbledhë anëtarët. Mesa duket brenda kultit Raxhavi pritet tensionimi i situatës dhe konfrontimi brenda strukturës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne