Koha dhe vendi i takimit Trump-Putin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një deklaratë të bërë dje, njoftoi për kohën dhe vendin e takimit të ardhshëm të presidentëve të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara.

Sergei Lavrov tha në një deklaratë se takimi i ardhshëm midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është planifikuar të zhvillohet në margjinat e Samitit të liderëve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë (APEC), i cili do të mbahet në fillim të muajit Nëntor të këtij viti në Vietnam. Vladimir Putin dhe Donald Trump, presidentë të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, tashmë janë takuar në Hamburg, Gjermani, në margjinat e samitit të grupit G-20./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne