Kur lufta del jashtë kontrollit

Nacionali sjell fragment nga libri i ri i Wiliam Engdahlit ”Hegjemoni i humbur” në të cilin autori i guximshëm dhe hulumtuesi i pavarur shpesh i kontestuar amerikano-gjerman paraqet tezat e tij për atë se si CIA dhe Pentagoni kanë krijuar dhe armatisur xhihadistët për t’i shfrytëzuar si makina për vrasje në luftë për dominimin amerikan në botë.

Në valën e sukseseve befasuese, organizata islamike terroriste me emra të dukshëm, shteti islamik i Irakut dhe Levanitit(ISIL), apo shteti islamik i Irakut dhe Sirisë(ISIS), apo Al Kaida irakiane, shtetit islamik(IS), në gjuhën arabe Da’ash, ka arritur fitore ushtarake në vitin 2014. Mori qytetin strategjik Mosulin dhe më pas qendrën kyçe të naftës në Irak duke përfshirë Kirkukun, ndërsa më tej është zgjeruar përgjatë kufijve të Sirisë, gjer te kufiri i Turqisë. Fjala ISIS u bë e njohur në çdo familje kur inqizimet të supozuara të prerjes së kokës së gazetarit amerikan James Foleyit në You Tube, për të cilën pas forenzikës së kryer janë vërtetuar se janë false, kanë krijuar themel të fortë në opinion për aksionin ushtarak të NATO-së në Irak dhe Siri nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Denoncuesi i NSA- së Edward Snowden ka zbuluar të vërtetën për ISIS-in. ISIS-i është krijuar si projekt i bashkuar i CIA-së dhe Mossadit për t’u lidh xhihadistët islamik psikopatik të tubuar nga tërë bota islamike, që nga Çeçenia, Afganistani, Arabia Saudite gjer te krahina turke Xinjiang në Kinë, në operacionin e ashtuquajtur Foleja e grerzës.

Zbulimet jashtëzakonisht shqetësuese të Snowdenit mediat perëndimore i kanë bllokur me publikimin selektiv të dosjes. Lideri i vetëquajtur i ISIS-it Abu Bakr al Baghdadi dhe i vetdeklaruar”pasardhësi i drejtpërdrejtë” i profetit Muhamed ka shpallur se është kalif(i vetëshpallur) i të gjithë myslimanëve në botë. Ishte kjo proklamatë false të cilën përgjatë gjithë botës e kanë kontestuar dijetarët islam dhe liderët fetar.

Për al Baghdadin, emri i të cilit ka domethënie”ai i cili është nga Bagdadi”, theksohet se në të vërtetë është shtetas izraelit të cilën e ka stërvitur Mossadi. Njoftimi i tij se e ka prejardhjen nga Muhamedi, si dhe kalifati i tij janë sajesat jashtëzakonisht budallenje të CIA-së dhe Mossadit të projektuara ashtu që të frikësojë opinion amerikan naiv dhe të inkurajojë luftën e re në Lindje të Afërt.

Akuza e Snowdenit është mbështetur me deklaratën nga”burimi i besueshëm” i cili ka dashur të mbes anonim, të afërt me multimilionerin saudito-libanez dhe kryeministrit libanez Saad Haririt, se sinjalin e gjelbërt për depërtimin e ISIS-it në Irak dhe Siri është dhënë prapa dyerve të mbyllura të takimit të Këshillit Atlantik për energji në Stamboll të Turqisë të mbajtur me 22-23 nëntor 2013. Këshilli atlantik është një nga ekipet më me ndikim të trurëve amerikan karshi politikës së jashtme dhe gjeopolitikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-së. I njëjti burim ka theksuar se koordinatori kyç i aksioneve ushtarake të ISIS-it ishte ambasadori amerikan në Turqi Francis Ricciardone.” Sa di unë, kurrgjë nuk ndodh pa pëlqimin e ambasadori amerikan Ricciardone”, ka deklaruar përfaqësuesi i Saad Haririt, kryeministrit libanez.

Rrënjët e ISIS-it mund të përcillen nga prapa, drejtpërdrejt gjer te projekti i CIA-së për muxhahedinët afganistanez nga vitet e tetëdhjeta kur CIA dhe njerëzit e saj të stërvitur, sauditi Osama bin Ladeni dhe kolegu i tij jordanez Abu Musa al Zarkavi janë angazhuar në operacionin më të madh të athershëm sekret të dëbimit të ushtrisë sovjetike nga Afganistani si dhe poshtërimit të saj.

Pas vitit 1989 Musa al Zarkavi u transferua në Irak të cilit zyrtarët e CIA-së i besuan themelimin e Al Kaidës, parardhësen direkte të ISIS-it, në fillimin e saj ishte drejtuar kundër qeverisë sekulare të partisë Baath të Sadamit ndërsa pas vitit 2003 u bë një forcë e fuqishme sunite e cila filloi të sulmojë edhe trupat okupatore amerikane dhe forcat shiite, me ç’rast i ofroi justifikm për pushtimin e përhershëm ushtarak amerikan të Irakut. Këtë e ka përfunduar qeveria shiite e Nuri al Malikit e cila i urdhëroi Washingtonit të tërheq forcat amerikane nga Iraku. Përveç Al Kaidës në Irak, Pentagoni dhe CIA kanë formuar makinerinë më vrastare xhihadiste për të krijuar parakushtet për kthimin e trupave ushtarake amerikane në Irak për të larguar aleatin rus në Siri, presidentin Bashar al Asad nga Damasku.

Sipas zyrtarëve të drejtuar jordanez luftëtarët kyç të ISIS-it i kanë stërvitur CIA dhe Komanda e forcave speciale të SHBA-në në kampin sekret në Jordani në vitin 2012. Shërbimi sekret amerikan, turk dhe jordanez kanë udhëhequr bazën për stërvitjen e kryengritësve sirian në qytetin jordanez Safavi, në pjesën veriore shkretinore të vendit e vendosur si duhet afër kufirit irakian dhe sirian. Arabia Saudite dhe Katari, dy monarkitë e Gjirit Persik më së thelli të përziera në mbështetjen e luftës kundër Bashar al Asadit në Siri, kanë financuar stërvitjen e ISIS-it në Jordani. Lufta e planifikuar gjeopolitike në mes SHBA-ve dhe Rusisë ishte qëllimi përfundimtar i krerëve neokonservativ të CIA-së, Pentagonit dhe Ministrisë së punëve të jashtme, State Departamentit amerikan.

Në vitet e hershme nëntëdhjeta gjatë shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, CIA ka transferuar në Çeçeni me qindra muxhahedina saudit dhe veteranë tjerë nga bota nga lufta e përfunduar kundër rusëve në Afganistan viteve tetëdhjeta për të rritur edhe më shumë problemet ruse. Posaçërisht ka marr në shënjestër të sabotojë naftësjellësin rus i cili nga Baku në liqenin Kaspik shkon drejtë në Rusi. James Bakeri dhe miqtë e tij në Big Oilin anglo-amerikan kanë pas planin tjetër, naftësjellësin BTC, pronë e konzorciumit anglo-amerikan i cili do të duhej të kalojë nëpër Tbilisi dhe aleatës në NATO, Turqisë dhe e cila nuk do të ishte lidhur me territorin e Rusisë.

Në vitin 2014 pas përpjekjesë së përgjakshme të pasuksesshëm që të hjekin nga pushteti Bashar al Asadin, sulmet terroriste të ISIS-it në Siri dhe Irak kanë ofruar justifim të bukur për nxitësit amerikan neokonservativ luftarak për luftë të hapur kundër ndikimit rus, iranian dhe kinez, për aleatin e afërt strategjik të Lindjes së Afërt Bashar al Asadin në Siri.Shtetet paranoike dhe të paturpshme të pasura, Arabia Saudite dhe Katari të ndihmuara me presidentin turk të mashtruar Erdoganin i entuziazmuar me iluzione të kota për rikthimin e krenarisë turke nga periudha e Perandorisë Osmane, kanë kryer në Siri pjesën e pistë të punës për Washingtonin dhe Tel Avivin.

Në një nivel lufta e ISIS-it ishte për naftën, gazin dhe gazsjellësin për t’u kontrolluar pasuria e madhe e naftës së rajonit dhe Rusisë të parandalohet rrjedha jugore e gazsjellësit drejt Evropës, i cili do të ishte i pavarur nga Ukraina. Në nivel më të thellë lufta e ISIS-it ishte pjesë e strategjisë më të gjerë globale për të sjellur disfatë përpjekjes së vetme të rezistimit të krijimit të fashizmit të ri universal të shek.XXI-të nën kontrollin e familjeve të njohura dhe të pasura të perëndimit, plani i të cilëve është kontrolli i gjithëmbarshëm i botës dhe zvogëlimi i popullatës së planetës me ndihmën e eugjenikës.

Lufta e Washingtonit kundër Sirisë dhe Ukrainës kreator i së cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin dy fushëbeteja, por në realitet ishte vetëm një luftë. Kjo ishte lufta kundër Rusisë dhe njëkohësisht kundër Kinës, Këto dy fuqi euroaziatike, kombet kyçe të BRIC-sit dhe organizatës shangaje për bashkëpunim përbëjnë qendrën e gravitetit për kundërpeshën e vetme efektive barbarizmit të ri global fashist, barbarizmit të cilin Pentagoni e quan dominimin e spektrit të plotë, ndërsa oligarku amerikan David Rockfeller Rendi i ri botëror.

Për t’u kuptur tërbimi psikopatik vrasës i xhihadistëve dhe mercenarëve të ISIS-it, ishte e nevojshme orientimi në histori. Kërkimi ka shpier drejt Luftës së parë botërore dhe planit të Sykes-Pikotit, rrënjëve historike të zemërimit arab. Ka shkuar prapa në Egjipt, në vitet njëzeta me rastin e krijimit të kultit sunit islamik të njohur si Vëllazëria myslimane e Hasan al Benës. Kërkimi ka shpier edhe tek zhvillimi i Vëllazërisë myslimane dhe aleatëve të tyre si dhe gjer te shërbimet sekrete të ndryshme jomyslimane sikur MI-6 britanik, SS-it nazist, dhe përfundimisht gjer te themelimi i CIA-së në fillim të viteve pesëdhjeta të shekullit të kaluar.

Natyra e vërtet e xhihaditësve të sotshëm islamik dhe luftëtarëve të shenjë për Amerikën me kujdes i kanë mjegulluar shërbimet sekrete perëndimore dhe makineria e saj propagandistike. Është shumë urgjente që të sqarohet ky këndi i errët i politikës globale. Ky është qëllimi i këtij libri. Përhapja e grupeve militante islamike selefiste xhihadiste pas themelimit saudito-amerikan të muxhahedinëve në Afganistan viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar për t’u mundur ushtria sovjetike dhe posaçërisht pas luftës amerikane kundër terrorizmit pas 11 shtatorit 2001 ishte pasojë direkte dhe indirekte e veprimeve të shërbimeve sekrete të perëndimit, veçanërisht të Washintonit. Perfomanca e kësaj ishte rritja e militantizmit dhe dominimi i islamit politik në botën myslimane nga Afganistani gjer te Mali e më gjerë. Por atë që pak e kanë kuptuar ishte pasojë e interakcionit të qëllimshëm të luftës amerikane kundër terrorizmit dhe fuqizimi i tillë i terrorizmit islamik xhihadist. Pas intervenimit brutal të forcave ushtarake amerikane në Irak, Afganistan dhe tjerë pas 11 shtatorit 2001, organizatat sikurse Al Kaida e bin Ladenit, Vëllazërisë myslimane dhe Lëvizjes së Fetullah Gylenit nuk do të mund të lulëzonin me sukses.

Në pjesën”lufta kundër terrorizmit” dhe”pamundësisë së ringjalljes së fundamentalizmit islamik” Pentagoni dhe grupi ushtarako industrial në prapavijë kanë mundur më lehtë të lobojnë për më shumë baza ushtarake amerikane në Lindjen e Afërt, në Afrikë dhe në Azinë e mesme. Ky shtim i prezencës amerikane ishte leckë e kuqe para demit të xhihadizmit islamik. Kaosi në rritje, luftërat dhe jostabiliteti në botën islame ishte justifikimi i ri për rritjen e prezencës amerikane dhe të NATO-së në këto hapësira shumë strategjike. Dhe kjo prezencë ushtarake amerikane e qëllimshme, me sulmet e njëtrajtshme mbi civilët dhe trajtimet barbare kundrejt qytetarëve të thjeshtë jashtëzakonisht e ka lehtësuar rekrutimin selefist të fanatikëve të rinjë të gatshëm për vetëvrasje për atë që ju është proklamuar si qëllimi i shnejtë i xhihadit.

Hapësira nga Afrika Veriore nëpërmjet Lindjes së Afërtë e gjer te Azia e mesme nuk është e rastit si litar i sigurisë strategjiko-ekonomike të vetmen bashkësi të kombeve e cila është e aftë të vendos çështjen e superfuqisë hegjemoniste amerikane. Këtë grup e përbëjnë anëtaret e Organizatës shanganjane për bashkëpunim(SCO). SCO-ja është formuar në vitin 2001 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe iu janë bashkëngjitur Kina, Rusia, Kazakistani, Uzbekistani, Kirgistani dhe Taxhikistanin si aleancë e lirë për bashkëpunim ekonomik dhe ushtarako-sigurisë pjesërishëm. Pjesë e planit të SCO-së pastaj u bë edhe lufta e bashkuar kundër terrorizmit. India, Pakistani, Irani, Belorusia dhe Mongolia në vitin 2012 kanë kërkuar nga SCO-ja statusin e vendeve zyrtare vëzhguese. Pamja në hartë zbulon sipërfaqen e tokës në të cilën jeton më shumë se gjysma e popullatës së gjithëmbarshme botërore. Kjo është hapësira me zhvillim ekonomik më të shpejtë në botë, me të gjitha resurset e mundshme të nevojshme për krijimin e magnetit të ri ekonomik për botën. Kombet euro-aziatike të SCO-së munden në të gjitha nivelet të jenë të pavarura në raport me Perëndimin. E kjo për Washingtinin ishte jashtëzakonisht shqetësuese.

Asnjë bllok rival ekonomik nuk guxon të kontestojë hegjemoninë amerikane. Ky ishte thelbi i politikës së jashtme amerikane pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ish këshilltari i Obamës për politikën e jashtme, Zbigniew Brzezinski, personi më me ndikim në establishmentin amerikan të fuqishëm, përmblodhi qëndrimin në sytë e Washingtonit. Brzezinski ka shënuar se pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e vetmja sfidë e imagjinueshme për statusin e superfuqisë amerikane mund të burojë nga kombet e bashkuara euro-aziatike. Kjo ishte e saktë për atë që Organizata e bashkëpunimit Shanganian(SCO) mendonte të bëjë. Brzezinski në vitin 1997 në librin e tij të botuar The Grand Chessboard: American Primacy and its Geostrategic Imperatives ka shkruar:”Është e nevojshme të parandalohet paraqitja e sfiduesit tëvetëm i cili do të ishte i aftë të dominojë me Euro-Azinë dhe të kundërvihet Shteteve të Bashkuara të Ameriksë… Për Amerikën Euro-Azia është detyrë kryesore gjeopolitike… Primati global i SHBA-ve drejtpërsëdrejti varet në shtrirjen dhe efikasitetin e fuqisë së tyre në kontinentin euro0aziatik”.

Euroazia është planeti më i madh kontinental dhe boshti gjeopolitik. Fuqia e cila do të domonijë me Euroazinë do të kontrollojë dy nga tri rajone më të sukseshem dhe më produktive ekonomke botërore.Bile edhe pamja sipërfaqësore në hartë udhëzon në atë se kontrolli i Euroazisë gati automatikisht do të tërheq me vete nënshtrimin e Afrikës, duke lenë hemisferën perëndimore dhe Oqeaninë anash në krahasim me kontinentin mesëm botëror. Rreth 75% të popullatës botërore jetojnë në Euroazi dhe shumica e resurseve natyrore botërore është aty në lidhje me sipërfaqen nën tokë. Euroazija përfshin 60% të bruto produktit botëror dhe rreth ¾ të resurseve energjetike botërore. Detyra më urgjente është parandalimi që një shtet apo grupi i shteteve të arrijë fuqinë për përjashtimin e SHBA-ve nga Euroazia apo sidoqoftë të dobësojë dominimin e tyre vendor.

Parandalimi i shfaqjes së grupit të shteteve të cilët do të përjashtonin SHBA-të nga Euroazija ose do të dobësonin rolin e tyre vendimtar ishte prioriteti strategjik i politikës ushtarake dhe të jashtme amerikane pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik. Ishin të nevojshme plot shtrirje të ndryshme për arritjen e qëllimin të cekur ”përçaj e sundo”. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik për të parandaluar krijimin e hapësirës së suksesshme ekonomike euroaziatike, Washingtoni dhe aleatët e tij në NATO kanë inkurajuar separatizmin gjatë pjesës së Euroazisë në të cilin më parë ka dominuar Bashkimi Sovjetik. E kanë bërë atë duke arritur që shtetet sikurse Polonia, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Bullgaria dhe shtetet tjera të anëtarësohen në NATO, duke ushqyer tensionet në mes tyre dhe Rusisë. I kanë mashtruar shtete të pasura me naftë të Azisë së mesme sikurse Azerbejxhani dhe Kazakishtani duke sjell kompanitë më të mëdha amerikane dhe britanike të naftës dhe ju kanë ofruar fitim nga pasuritë që do të vinin në rast se do të largohen nga zotërinjë e dikurshëm ish sovjetik dhe të bashkëngjitjen ekonomis anglo-amerikane të naftës. Tensionet në mes Moskës dhe ish aleatëve të saj ishtë pika kyçe e strategjisë amerikane pas vitit 1990.

Por më e suksesshme nga metodat e ndryshme të krijimit të përqarjeve dhe konflikteve ë hapësirën euroaziatike ishte konvertimi i religjionit në armë me përdorimin e teknikave ushtarake amerikane të luftërave jokonvencionale në Afganistan, Irak dhe vende tjera të cilën e kuptonin një rreth shumë i ngusht i njerëzve. Duke marrë termin e sir Halford Mackinderit, themeluesit britanik të teorisë së gjeopolitikës, gjenerali David Petreus, ish komandanti i selisë qendrore të SHBA-së për Euroazinë duke përfshirë edhe Afganistanin, ka kumtuar në vitin 2009 se”Azia e mesme ka pozitën aksiale në kontinentin euroaziatik në mes Rusisë, Kinës dhe Azisë jugore”.

Petreusi së pari si komandantë i selisë qendrore e pastaj si shef i CIA-së gjer te dorëheqja e detyrueshme prë shkak të skandalit të kryer seksual në nëntor të vitit 2012 ka futur mënyrat e luftimit jokonvencional, të cilën britanikët më parë e kanë etiketuar si”luftimi i qetë”, për taktikën amerikan në Irak, Afganistan dhe Azinë e mesme. Termi i mënyrës së luftimit jokonvenciona herë herë ishte përdorur në kuptimin”bandë/kundërbandë”, duke nënkuptuar manipulimin me njërën dhe anën tjetër. Qëllimi është që shërbimi sekret orkestrues apo fuqia okupuese ushtarake, siç ishte ushtria britanike në Keni viteve pesëdhjeta kundër kryengritësve Mau Mau apo është CIA në Afganistan, pikërisht kontrollimi i veprimeve të të dyja palëve në konflikt.

Kuadrot për luftë jokokvencionale me dashje kanë krijuar luftërat e vogla civile apo luftë të madhe civile sikurse në Siri të nisur në mars të vitit 2011. Qëllimi ishte përçarja me dhunë e qytetarëve dhe krijimi i justifikimit për fuqinë e huaj ushtarake të cilën SHBA-të e kanë riemëruar duke mashtruar ”Peace –Keeping Operations”. Grant Hammond Air War College e ka zbuluar lojën kur Operacionin Keeping Peace amerikan e ka quajtur” luftë nën emrin tjetër”.

Për luftën e tij nën emrin tjetër Petreusi dhe ekspertët ushtarak amerikan kanë vënë në shënjestër ndarjet në mes të degëve të islamit. Mënyra e krijimi të klimës së frikësimit me xhihadizmin militant përgjat botës islame u përdor në Irak pas pushtimit ushtarak amerikan në vitin 2004. E ka futur ministri i atëhershëm i mbrojtjes Donald Rumsfeld i cili ka urdhëruar krerëve të ekspertëve amerikan se duhet të nisen në Irak për shkak të “luftës së pistë” dhe të bashkëpunojmë me gjeneralin David Petreusin në inkurajimin e konfliktit të brendshëm qytetar në mes grupeve fetare, të sunitëve kundër shiitëve dhe shiitëve kundër sunitëve për t’u hapur rruga kontrollit të fuqishëm ushtarak amerikan ndaj Irakut.

Nuk ishte e rëndësishme se cilën anë CIA dhe Pentagoni e mbështesnin gjersa ishte rezultat i krijuar frika dhe kaosi. Qëllimi ishte të ushqehet jostabiliteti i vazhdueshëm i cili do të arsyetojë praninë e përhershme ushtarake amerikane për të mundur në çdo çast përzierjen e folesë së urrejtjes. Në maj të vitit 2011, disa vite pas shkurjes nga Washingtono Rumsfeldi ka folur para organizatës së fundamentalistëve krishterë djathtist(Council of National Policy) për luftëm kundër terrorizmit dhe ka thënë:”Ne duhet të jemi të vullnetshëm të futemi në betejë… Duhet të tubojmë guximin ton dhe të zhvillojmë më mirë aftësit tona në njohjen e armiqve tanë, ndërsa armiqtë tanë janë islamistët radikal, në këtë nuk ka dyshim…”

Në vitin 2004 Rumsfeldi ka urdhëruar brigadierin James Steelin të niset në Irak për të nisur”luftën e qetë” atë”bandë/kundërbandë” në programin i cili në të vërtetë do të duhej ndihmuar shumëfishimin e “islamistëve radikal”. Steeli, veteran i forcave speciale amerikane, është caktuar që të ndihmojë pranë organizimit të grupeve paramilitare në Irak. Në atë kohë CIA dhe Pentagoni kanë dëshiruar në Irak të krijojnë milicinë shiite si forcë kundër nacionalistëve të partisë sekulare Bath besnike Sadam Hysejnit duke lejuar që të bashkangjiten forcave të policisë dhe të sigurisë irakiane duke përfshirë edhe komandosët e policisë speciale, i cili ka përfshirë anëtar e stërvitur të formacioneve Badr të cilët janë themeluar në Irak si krahu ushtarak i Këshillit suprem për revolucionin islamik në Irak.

Steel ishte veteran i krijimit të luftërave të përgjakshme dhe të tmerrshme sikur që ishte ajo në Salvador e gjetiu. Si këshilltari ushtarak amerikan në Salvador në vitin 1980 ka organizuar atë që më vonë është quajtur”luftë e pistë”. Në atë luftë qeveria djathtiste të cilën e ka mbështetur Washingtoni ka luftuar kundër kryengritësve majtist në konfliktin 12 vjeçar i cili ka filluar në vitin 1980 dhe janë vrarë 70.000 njerëz, kryesisht civil, në shtetin prej vetëm 6 milion banor.

“Çetat e vdekjes” djathtiste të cilën i kanë organizuar Steeli dhe forcat speciale janë përgjegjës për pjesën më të madhe të vrasjeve dhe torturave në Salvador duke përfshirë, sipas raporti të AI-së nga viti 2001,”likuidimet nga gjyqi ushtarak, ekzekutimet tjera kundërligjore, tortura dhe eliminimet… Caqet e forcave speciale ishin fshatrat të tëra, ndërsa banorët e tyre vriteshin. James Steeli ka udhëhequr grupin prej 55 pjesëtarëve të forcave speciale”këshilltarëve” të ushtrisë salvadoriane.

Në vitin 2004 James Steel në thirjen personale të ministrit të mbrojtjes Rumsfeld ka shkuar në Irak për të impelmentuar aftësitë kacavjerrëse. Steeli i është përgjigjur direkt Rumsfeldit, e jo zingjirit komandues të rëndomtë që ishte praktikë e përgjithshme. Ai poashtu isht miku shumëvjeçar dhe bashkëpunëtor i gjeneralit David Petreus i cili poashtu ishte përgjegjës për operacionet ushtarake jokonvencionale në Irak dhe si është treguar më vonë, edhe në qendrat e atjeshme të krijuara për tortura.

Adnan Thabiti ishte komandant i komandosëve irakian të policisë speciale, i cili isht përgjegjës për makinerinë e torturave dhe vrasjeve të cilin Steeli i ka organizuar. Petreusi ka vendosur që komandosët e Adnanit të marrin të gjitha llojet e armëve dhe municionit të cilët i kanë kërkuar dhe ka emëruar Stellin për punë me ta. Tek në vitin 2013 një artikull gazetaresk ka zbuluar se si Petreusi dhe Washingtoni ishin plotësisht të vetëdijshëm për krijimin e qendrave të tmerrshme për tortura përgjat Irakut nga Adnan Thabiti dhe James Steeli, në mesin e të cilit ishte edhe burgu famëkeq Abu Ghraib. Këto qendra për tortura nuk kanë arritur të korrin në të vërtetë asnjë informatë të vlefshme përkundër theksimeve për të kundërtën, por këto pikërisht kanë ushqyer urrejtjen e thellë dhe neverinë ndaj pranisë së forcave ushtarake amerikane në Irak. Ata poashtu kanë mbjell farën për konfliktin sunito-shiit i cili ka pasuar dhe vazhdon edhe më tutje në botën islame.

Burimi: Nacional.hr / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne