“Kur Veliaj ankimoi në GJK, Presidenti bëri puç kushtetues”- Albana Vokshi: Kur pushteti ngrihet mbi frikën, fillon dhe “ha” të vetët

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet përballë drejtësisë dhe ka dërguar rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Vokshi e cilësoi shkarkimin e Veliajt dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti si një “puç kushtetues”.

Deputetja demokrate tha se ndonëse Veliaj është një nga figurat që, sipas saj, ka abuzuar më shumë me pushtetin, mënyra se si po trajtohet rasti i tij tregon se “pushteti po kthehet kundër vetvetes”.

“Veliaj është në burg jo për aferat e duhura, por për disa shpenzime që nuk i ka të justifikuara. Ai ka vënë gur në këtë pushtet që tani po e han. Mendoni se disa muaj burg e kthejnë në mbrojtës të qytetarëve, ndërkohë që ka abuzuar me fondet për arsimin e ujësjellësin,”  tha Vokshi.

Ajo e krahasoi rastin e Veliajt me atë të Kadri Hazbiut, ish-ministrit të Brendshëm gjatë regjimit komunist, për të ilustruar mënyrën si pushteti “ha” njerëzit që vetë ka ngritur.

“Rasti i Veliajt është si ai i Kadri Hazbiut. Ata që ndërtojnë pushtete mbi frikën dhe kallëzimet ndaj njëri-tjetrit, në fund ky pushtet ua kthen, ua ‘ha kokën’,”  u shpreh deputetja.

Vokshi e quajti të padrejtë situatën në të cilën ndodhet ish-kryebashkiaku, duke e lidhur me ndërhyrjen politike të kryeministrit Edi Rama.

“Veliaj është një nga figurat më të korruptuara që nga koha kur ishte ministër. E kam paditur dhe më ka paditur për shpifje. Por sot atij po i bëhet padrejtësi, sepse sistemi funksionon me urdhra politike të Edi Ramës,”  tha ajo.

Deputetja shtoi se presidenti ka ndërhyrë në mënyrë të paprecedentë, duke dekretuar zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në një kohë kur çështja ndodhet ende në gjykim.

“Në momentin që Veliaj ankimon në Kushtetuese, presidenti bën puç kushtetues. Kur pushteti ngrihet mbi frikën dhe kallëzimet ndaj njëri-tjetrit, ai fillon e ha të vetët,” – përfundoi Vokshi.

Kur pushteti ngrihet mbi frikën, mbi kallëzimet mbi njëri-tjetrin, pushteti fillon e ha të vetët. Veliaj është në burg jo për aferat e duhura, por për disa shpenzime që nuk i ka të justifikuara. Ka vënë gur në këtë pushtet që tani po e han. Mendoni se ato muaj në burg e bëjnë Veliajn mbrojtës të qytetarëve, ndërkohë që ka abuzuar me fondet për arsimin, ujësjellësin.

Erion Veliaj si rasti i Kadri Hazbiut. Vënë gur dhe heshtin kur të tjerët arrestohen dhe nuk lejohen të bëjnë fushatë, dhe tani ky pushtet po të kthehet, ngrejnë zërin kur e pësojnë vetë.

Veliaj është një nga figurat më të korruptuara, më abuzive me pushtetin që nga koha kur ishte ministër, unë e kam paditur dhe ai më ka paditur për shpifje. I ka ndodhur në këtë rast një padrejtësi, është ai sistemi që funksionon me urdhër të Edi Ramës”, u shpreh Vokshi./panorama

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Na ndiq