Kur’ani i Shenjtë përdhoset në Arabinë Saudite

Publilimi i një videoje që tregon kopjet e Kur’anit të Shenjtë të hedhur poshtë në një depon të plehrave në Arabinë Saudite ka tërhequr zemërimin dhe kritika në mediat sociale.

Videoja, e publikuar në disa rrjete të mediave sociale, tregon përdhosjen e Kur’anit në qytetin Khaybar, rreth 160 km. në veri të Medinës, sipas faqes së internetit chouftv.ma.

Përdoruesit e mediave sociale kanë dënuar incidentin dhe kanë bërë thirrje për të dalur para drejtësisë ata që janë pas saj kësaj përdhosjeje.

Sipas RT Arab, Ministria Saudite e Çështjeve Islame gjithashtu e ka dënuar incidentin dhe u zotua të ndjekë çështjen dhe të ndëshkojë autorët.

Në vitet e fundit, ka pasur raste të shumta të mosrespektimit të shejtërisë të Kur’anit në Arabinë Saudite.

Në vitin 2017, një numër i madh i kopjeve të Kur’anit të Shenjtë janë hedhur poshtë në sistemin e ftohjes në një nga rrethet e Taifit.

Në vitin 2014, një qytetar saudit gjeti copa, pjesë të Librit të Shenjtë të Islamit, Kur’anit, në kanta plehrash përsëri në të njëjtin qytet.

Në vitin 2013, kopjet e Kur’anit u gjetën në sistemin e kanalizimit në Taif.

Më vonë atë vit, përdhosja e Librit të Shenjtë, Kur’anit, nga zyrtarët e burgjeve në provincën Al-Haer çoi në protesta në pjesë të ndryshme të vendit.

Burimi : ABNA – IQNA / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne