Kurti: Thaçi i përket regjistrit të sëmundjeve kronike

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka sulmuar presidentin Hashim Thaçi. Ai theksoi se Thaçi i përket regjistrit të sëmundjeve kronike.

Kurti tha se Thaçi po përhap panik në të gjithë vendin për ndarjen e Kosovës.

“Thaçi nuk i përket listës së barnave esenciale, por regjistrit të sëmundjeve kronike; të këtyre sëmundjeve të cilat na vijnë si negociata pa parime në të cilat Kosova është shumë më tepër temë sesa palë”, u shpreh Kryetari Albin Kurti. Po ashtu, kryetari Kurti përmendi dy takimet e tij të fundit, me ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafën dhe me Organizatën e Veteranëve të Luftës, për të ritheksuar problemet e Kosovës dhe gatishmërinë e Lëvizjes për zgjidhjen e tyre tejpartiake.
Thirrja shkon për të gjithë Gjakovën dhe fshatrat e saj që të bashkohen me datë 29 shtatorë, ditën kur fillon fundi i Thaçit dhe fillimi i zgjidhjes së problemeve të Kosovës.

“Gjakova dikur e industrializuar dhe sot e varfëruar nuk do të heshtë, por do t’i bashkohet masivisht dhe paqësisht protestës mbarëpopullore dhe tejpartiake të 29 shtatorit. Gjakova as nuk e harron të shkuarën dhe as nuk ndalet për ta kërkuar drejtësinë në të tashmen”, thuhet në komunikatën e VV-së.

“Nuk mundemi me folë për drejtësi nëse nuk i japim zë dhimbjes!”, tha zonja Kumnova. Ndërsa presidenti kurrë nuk i përmendi në bisedime të pagjeturit, krimet e luftës dhe dëmet që na i shkaktoi Serbia.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne