Lideri i opozitës britanike premton njohjen e Palestinës

Lideri i Partisë Laburiste, i partisë kryesore të opozitës në Britani, Jeremy Corbyn, tha se do të njohin shtetin e Palestinës në rast se vijnë në pushtet.

“Jemi në anën për një Izrael dhe një shtet palestinez brenda sigurisë. Do ta njohim shtetin e Palestinës sapo të vijmë në pushtet”, ka theksuar Corbyn, gjatë një fjalimi në kongresin e vjeshtës së partisë së tij në Liverpool.

Ai tha se Partia Laburiste është një trup i vetëm në dënimin e hapjes së zjarrit nga ushtria izraelite ndaj civilëve palestinezë dhe për dënimin e ligjit për shtet komb që Izraeli ka pranuar. Corbyn tha se “Okupimi në vazhdim, zgjerimi i vendbanimeve ilegale dhe burgosja e fëmijëve palestinezë janë persekutime”.

Partiakët edhe ditën e djeshme në kongres hapën flamujt e Palestinës, ku një delegat duke folur për Palestinën reagoi ndaj drejtuesve të kongresit pasi i njoftuan se i kishte përfunduar koha e fjalimit. Delegati u shpreh se “Koha ime nuk ka mbaruar. Po flas për popullin e Palestinës. Nëse doni të më largoni nga foltorja lajmëroni sigurinë, madje lajmëroni një ushtri”.

Corbyn për shkak të mbështetjes së tij që ka dhënë për Palestinën që kur ka ardhur në detyrën e liderit në vitin 2015 ai akuzohet për “armiqësi ndaj hebrenjve”.

Gjithashtu Corbyn në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura vitin e kaluar rriti në 40 për qind votat e partisë përkundër parashikimeve të anketave të bëra.

Burimi: AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne