‘Kush e ka zgjedhur me votë Sorosin që të diktojë politikat dhe ligjet publike?’ ‘Kush e ka zgjedhur me votë Sorosin që të diktojë politikat dhe ligjet publike?’

Nayib Bukele, presidenti i El Salvadorit ka vazhduar sulmet e tij publike ndaj miliarderit majtist George Soros. Sipas Yahoo News, në një aktivitet ai ka ngritur pikëpyetjen se kush ka votuar për Sorosin, që ai të imponojë politika publike.

“Kush e ka zgjedhur Sorosin me votë për të diktuar politikat dhe ligjet publike? pse ai ndjen të drejtën të imponojë axhendën e tij”, tha Bukele.

“Faleminderit Zotit, dhe e gjithë lavdia i shkon Atij, salvadorianët tani janë imun ndaj ndikimit të Sorosit,”tha Bukele. Ky i fundit e ka kritikuar vazhdimisht Sorosin për ndikimin e tij në El Salvador.

Ndërkohë Soros vazhdon të ndikojë politikat e vendeve të ndryshme edhe pse nuk është zgjedhur apo votuar. I biri i tij, Aleks Soros u shfaq në dy samite të zhvilluara në Tiranë këto dy ditë.

Në rastin e parë ai ishte pjesë e delegacionit shqiptar. Kurse në rastin e dytë, ai ishte pjesë e fotos familjare të samitit. Familja Soros vazhdon të diktojë politikat që zbatohen në Shqipëri, duke goditur dhe dobësuar opozitën dhe demokracinë në përgjithësi./syritv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne