Kush është aktori serb që dëshiron ta luaj rolin e Adem Jasharit [FOTO]

Lajmi se një aktor serb është propozuar për të luajtur rolin e Adem Jasharit në një film që po përgatitet për të, zgjoi vëmendjen e opinionit në Kosovë.

Rade Serbedzija është aktori serb që ka shprehur interesim që të luaj rolin e Adem Jasharit, por kërkesa e tij nuk është përfillur nga regjisori dhe skenaristi Luan Kryeziu, i cili ka thënë se është e natyrshme që ai nuk mund ta pranojë një propozim të tillë.

Serbedzija, propozimin e tij e ka arsyetuar duke thënë se nëse një serb e pranon Adem Jasharin, atëherë e pranon e gjithë bota.

“Arsyeja ka qenë e çuditshme, duke thënë se ‘ nëse unë si serb e pranoj dhe e luaj rolin e Adem Jasharit, atëherë e gjithë bota do ta pranoj Adem Jasharin”, është shprehur Kryeziu.

Por, kush është Rade Serbedzija?

Rade Serbedzija është aktor i njohur serb, por që ka lindur në Kroaci, në një familje serbo-kroate.

Në vitin 1969, ai kishte diplomuar në Akademinë e Arteve dhe Dramës në Universitetin e Zagrebit. Pas diplomimit, ai kishte nisur të punojë si aktor në Teatrin Kombëtar në Zagreb. Edhe gjatë kohës sa ishte student, Serbedzija kishte filluar të luaj role kryesore në filma dhe produksione të ndryshme teatrale.

Në vitin 1964 e kishte vizituar për të parën herë SHBA-në, ku kishte nisur të ndjekë orë mësimore në shkollën e dramës. Fillimisht nuk kishte arritur të merrte role të mira, deri në vitin 1974, kur kishte debutuar me performancën e tij të famshme në shfaqjen “Hamleti” në Festivalin Veror të Dubrovnikut, çka e kishte bërë yll aktrimi Serbedzijan. Gjatë të njëjtës kohë, ai kishte depërtuar edhe në botën e filmit, kur merrte rolet kryesore.

Por, shfaqjet e filmat ku luante ai, nuk shiheshin aq shumë jashtë Jugosllavisë. Një ndër performancat e tij që mbahen në mend më shumë, është roli që kishte në filmin “Repbulka e Uzicës”.

Përveçse si aktor, ai njihet edhe si regjisor dhe muzicient. Njihet për portretizim të roleve të ndryshme. Serbedzija ka qenë një ndër aktorët më të fashmësh në Jugosllavi, gjatë viteve 1970-80.

Njihet edhe si aktori i Hollywood’it për rolet e tij në filmat “Harry Potter and the Deathly Hallows”, “Part 1”, “X-Men: First Class”, “The Saint” dhe “Mission: Impossible 2”.

Serbedzija u vlerësua edhe për performacën e tij në filmin “Taken 2”, ku portretizoi rolin kryesor të shejtanit Murad. Ka pasur po ashtu role periodike edhe në serinë e suksesshme televizive “24”, ku ai luan rolin e një gjenerali sovietik, i quajtur Dmitri Gredenko, shkruan Periskopi.

Serbedzija është i njohur edhe për lexim të poezive dhe deri tani ka publikuar katër albume. Në skenën londineze, ai ka fituar një çmim kritik  për performancën “Brecht in Hollywood”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne