Rusia e ka gati rrjetin e vet të internetit, nëse sot do përjashtohej nga rrjeti botëror

Nëse sanksionet perëndimore shkojnë deri aty sa të përjashtohet Rusia nga rrjeti i gjerë botëror i internetit, interneti rus është gati, ka deklaruar German Klimenko, asistent i internetit brenda presidencës ruse.

“Teknikisht, ne jemi gati për çdo gjë,” tha ai për kanalin e lajmeve NTV. Megjithatë mbyllja e internetit nuk do të jetë pa dhimbje, shtoi Klimenko.

“Dështimet gjithmonë ndodhin kur lëviz nga një teknologji në tjetrën. Dikush do të përballet me problemet e lidhjes. Ndoshta, do të zbulohet se dikush mbante të dhëna jashtë vendit, edhe pse ka një dekret për ti ruajtur ato në Rusi. Dikush tjetër ende po i mban të dhënat domains të internetit jashtë vendit. Prandaj këta persona mund të përjetojnë disa vështirësi,” shtoi ai.

Klimenko i referohej ligjit të privatësisë së Rusisë. Të gjitha kompanitë që përpunojnë të dhënat personale të shtetasve rusë janë të detyruara ti ruajnë ato në serverat brenda kufijve të vendit. Rrjeti profesional LinkedIn tashmë është ndaluar në Rusi për mosbindje. Twitter dhe rrjetet e tjera sociale kanë rënë dakord që ti lëvizin të gjitha dhënat e rusëve brenda në vend.

Sektori rus i internetit i dedikuar veçanërisht për shërbimet e qytetareve tashmë është duke bashkëpunuar, vuri në dukje Klimenko. Ai gjithashtu u kujtoi njerëzve se Rusia, ashtu si Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ka motorët e veta të kërkimit, rrjetet sociale dhe reklamat.

“Interneti është duke u sistemuar në të gjitha vendet dhe Rusia nuk bën përjashtim. Megjithatë opsionet ekstreme si të Koresë së Veriut apo Kubës nuk janë zgjedhja jonë,” tha ai./rt/gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne