Kush është drejtori i ri me diplomë juristi te ”Kristal” që u emërua sot nga Rama

”Vendim nga mbledhja e Këshillit të Ministrave sot: Shkarkohet  Drejtori i Përgjithshëm i AKU Dritan Sejko dhe në vend të tij emërohet Agim Ismaili, ish-nëndrejtor i përgjithshem i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.”, kaq ka mjaftuar nga njoftimi qeveritar për të shkuar më tej.

Kush është drejtori i ri i emëruar sot dhe pse u shkarkua Dritan Sejko emëruar nga PDIU?!

Kush është Agim Ismaili për të cilin Rama ”kryqëzoi” Dritan Sejkon?! Nga një hulumtim i thjeshtë i CV-së së tij rezulton se Ismaili ka marrë një diplomë te ”Universiteti Kristal”, i cili nuk ekziston më, duke u mbyllur me vendim të Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që anglishten e ka mësuar te Fondacioni Soros.

Drejtori i ri ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. (V.G/SHUPLAKA)

Shikoni më poshtë detajet e CV-së së drejtorit të ri, dikur zv.drejtor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, posti më i lartë që ka mbajtur për vetëm 6 muaj:

agimismailioki

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne