Kush janë 10 shqiptarët që zotërojnë 500 milionë euro kursime në banka!

Të dhjetë klientët më të mëdhenj kanë ulur ekspozimin e tyre në kursimet bankare, por gjithsesi në fund të vitit të kaluar ata zotëronin rreth 500 milionë euro kursime ne sistem.

Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare në Bankën e Shqipërisë raportoi se fundmi se depozitat në sistemin bankar arritën në fund të vitit 2017 në 1.16 trilion lekë me një rritje vjetore prej 0.74%, krahasuar me një vit më parë.

Në dhjetor 2017, dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotëronin 5.46% të totalit të depozitave të sistemit bankar me mbi 65 miliardë lekë ose rreth 500 milionë euro, kundrejt 6.16% që zinin në dhjetor 2016.

Banka verën se e njëjta ecuri tkurrëse e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. Depozitat e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me peshë prej 83.24% të totalit të depozitave, por me një rënie rreth 0.19 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Ekspertiza e bankës shpjegon se kjo sjellje vjen si pasojë e kombinimit të efekteve të ecurisë së normave të interesit të tregut me faktorë të jashtëm. Gjatë këtij viti, llogaritë e bizneseve janë rritur me ritme më të larta se llogaritë e individëve (përkatësisht 3.27% dhe 0.46%)./ Monitor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne