Rama flet për negociatat/ Komisioni Europian do të nisë menjëherë procesin

Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm sot në një takim me me strukturat e integrimit në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, ku ka folur në lidhje me vendimin e BE për negociatat me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë është shprehur i vendosur për të vijuar me reformat dhe thellimin e punës për përmbushjen e prioriteteve në ato drejtime që janë përcaktuar në tekstin e Këshillit të BE për avancimin me negociatat.

Ndër të tjera, ai tha se ndonëse Shqipëria nuk mori hapjen imediate të negociatave, por çeljen e negociatave në një afat prej 12-muajsh, ky është një vlerësim pozitiv.

Ai theksoi se Komisioni Europian do të nisë menjëherë procesin përgatitor, në mënyrë që Shqipëria të mos humbë kohë në drejtim të procesit të integrimit në BE.

“Ka një ndryshim mes çeljes imediate të negociatave dhe çeljes së negociatave në 12 muaj, dhe kjo është e pranueshme, por ndryshimi është më formal seç duket në pamje të parë. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë të caktuar, që shtrihet nga 6 në 12 muaj. Çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh, por Komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor. Ky është mirëkuptimi më i plotë dhe më i mirëpritur nga ana jonë i të gjithë vendeve anëtare. Kjo është lejuar për të mos humbur asnjë minutë kohë. Ne do të thellojmë reformat tona në të gjithë ato drejtime që janë mirëpërcaktuar nga teksti i Këshillit”, tha kryeministri Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne